19 Tetor 2023

“Sfidat për zhvillimin e sigurimeve në bujqësi”

Tema e panelit të tretë ishte “Sfidat për zhvillimin e sigurimeve në bujqësi”. Në panelin e drejtuar nga z. Klime Poposki, Kryetar i Bordit Drejtues i Winner, morën pjesë zj. Anila Denaj, Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Bekir Engürülü, Menaxher i Përgjithshëm, Fondi i Sigurimeve në Bujqësi i Turqisë, z. Andriy Zaripov, Drejtues i Projektit për Sigurimet në Bujqësi nga IFC dhe z. Avni Ponari, Drejtor Ekzekutiv i Sigal Uniqa.

Panelistët ndanë eksperiencat e tyre në lidhje me modelet e aplikuara për sigurimet në bujqësi, mundësitë dhe sfidat për zhvillimin e këtij produkti në Shqipëri dhe në vendet e rajonit.