19 Tetor 2023

“Mundësitë dhe sfidat për zhvillimin e sektorit të sigurimeve në Evropën Juglindore”

Tema e panelit të dytë ishte “Mundësitë dhe sfidat për zhvillimin e sektorit të sigurimeve në Evropën Juglindore”. Në panelin e drejtuar nga z. Peter Braumüller, Nënkryetar i Autoritetit Evropian të Sigurimeve dhe Pensioneve (EIOPA), morën pjesë z. Ahmet Ismaili, Guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës, z. Olsi Çoku, Kryetar i Bordit të AMF, zj. Ilijana Jelec, ZvPresidente e Bordit të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Shërbimeve Financiare të Kroacisë dhe z. Branko Barjaktarovic, Drejtor i Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve të Malit të Zi.

Panelistët diskutuan mbi ecurinë dhe sfidat për zhvillimin e sektorit të sigurimeve në Evropën Juglindore, edhe në kuadër të avancimit dhe harmonizimit të kuadrit ligjor me Direktivat Evropiane dhe praktikat më të mira ndërkombëtare.