31 Janar 2024

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 31.01.2024, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:
 

  1. Miratimi i rregullores “Për licencimin dhe rregullat shtesë të licencimit të shoqërisë administruese të fondeve të pensionit privat dhe depozitarit të fondeve të pensionit privat të themeluara në Republikën e Shqipërisë”;
  2. Miratimi i rregullores “Për përcaktimin e elementëve të kontratës së anëtarësimit, të deklaratës së pranimit të pjesëmarrjes, të kontratës së administrimit të aktiveve të shoqërisë administruese dhe përmbajtjes dhe strukturës së prospektit të fondit”;
  3. Miratimi i rregullores "Për përcaktimin e kërkesave mbi mjaftueshmërinë e kapitalit, formën, llogaritjen dhe shumën e fondeve të veta që duhet të ketë shoqëria administruese e fondeve të pensionit privat”;
  4. Miratimi i rregullores "Për delegimin e funksioneve të shoqërisë administruese të fondeve të pensionit privat”;
  5. Miratimi i Fondit të Kompensimit për vitin 2024;
  6. Miratimi i emërimit të administratorit të shoqërisë së sigurimeve “Insig Jetë” sh.a.;
  7. Miratimi i ushtrimit të veprimtarisë të agjentit në sigurime.