21 Shkurt 2024

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e martë, datë 27.02.2024, ora 10:00, zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
  2. Miratimi i rendit të ditës;
  3. Projekt “Për miratimin e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për vitin 2023”;
  4. Projekt “Mbi miratimin e projekt buxhetit të Byrosë Shqiptare të Sigurimit, për vitin 2024”;
  5. Projekt “Mbi inspektimin e plotë me bazë rreziku pranë shoqërisë “Albsig Jetë” sh.a.”;
  6. Projekt “Mbi miratimin e shoqërive audituese për auditimin e përbashkët të pasqyrave financiare të shoqërisë "Brokas Securities" sh.a., për vitin financiar 2023”;
  7. Projekt “Mbi miratimin e njohjes së katër nënfondeve të SIKTT “Eurizon Manager Selection Fund”: “Eurizon Manager Selection Fund – MS 10”, “Eurizon Manager Selection Fund – MS 20”, “Eurizon Manager Selection Fund – MS 40”, “Eurizon Manager Selection Fund – MS 70”, miratuar nga CSSF në Luksemburg, nën administrimin e shoqërisë administruese të njohur “Eurizon Capital” S.A., nënfonde të cilat do të marketohen dhe shiten në Republikën e Shqipërisë”;
  8. Projekt “Mbi miratimin e njohjes së nënfondit të SIKTT “Eurizon Fund”: “Eurizon Fund-Bond Aggregate EUR Short Term”, miratuar nga CSSF në Luksemburg, nën administrimin e shoqërisë administruese të njohur “Eurizon Capital” S.A., nënfond i cili do të marketohet dhe shitet në Republikën e Shqipërisë”;
  9. Projekt “Mbi miratimin e delegimit të funksionit të auditit të brendshëm të shoqërisë “Credins Invest-Shoqëri Administruese e Fondeve të Pensionit dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive sh.a.”;
  10. Projekt “Mbi miratimin e riemërimit të administratorit të shoqërisë së sigurimit “Albsig” sh.a.”;
  11. Të tjera.