Zhvillimet e Tregut të Fondeve të Investimeve, 31.12.2023
Gjatë vitit 2023, në tregun e fondeve të investimeve ushtruan aktivitetin e tyre trembëdhjetë fonde investimi. Fondi i investimeve “Raiffeisen Prestigj”, “Raiffeisen Invest Euro”, “Raiffeisen Vizion” dhe “Raiffeisen Mix” të administruara nga shoqëria “Raiffeisen Invest” sh.a, fondi i investimeve “Credins Premium” së bashku me fondet alternative “SEE LAND” dhe “GREEN VIEW” janë nën administrimin e shoqërisë administruese “Credins Invest” sh.a, fondi “WVP Top Invest” dhe fondi “WVP GLOBAL” administrohen nga shoqëria “WVP Fund Management Tirana sh.a”, fondi i investimeve “Albsig Standard” nën administrimin e shoqërisë administruese “Albsig Invest” sh.a, fondi “ABI EIA”, “ABI FLEX EURO”, “ABI FLEX USD”, administrohen nga shoqëria “ABI Invest” sh.a.
Sipas analizës së të dhënave për tregun e fondeve të investimeve në 31.12.2023, vlera neto e aseteve të Fondeve, arriti rreth 50.29 miliardë lekë me një rritje prej 4.23 miliardë lekë ose 9.19%, krahasuar me 31.12.2022.
Ky treg dominohet kryesisht nga investimet në Obligacione Qeveritare, të cilat përbëjnë 64.17% të aseteve të fondeve, me një rritje prej 5.36% krahasuar me 31.12.2022.
Numri i anëtarëve që kanë investuar në Fondet e Investimit më 31.12.2023 është 32,189 me një rritje prej 11.19% krahasuar me 31.12.2022.
Tregues të fondeve të investimeve
Përshkrimi | Vlera (mln. lekë) | Ndryshimi (Në %) | |
31.12.’22 | 31.12.’23 | 31.12.’22-31.12.’23 | |
Asetet neto të FI | 46,054 | 50,287 | 9.19 |
Asetet neto dhe numri i anëtarëve sipas fondeve të investimeve
31.12.2023
Fond Investimi | Numri i anëtarëve në FI | Asete Neto (mln. lekë) |
Raiffeisen PRESTIGJ | 25,813 | 31,025 |
Raiffeisen Vizion | 3,610 | 8,765 |
Raiffeisen Invest EURO | 1,415 | 3,317 |
Sea Land | 2 | 2,936 |
Green View | 2 | 1,896 |
Credins PREMIUM | 408 | 648 |
ABI EIA | 60 | 329 |
Raiffeisen MIX | 83 | 320 |
ABI FLEX EURO | 18 | 294 |
Albsig Standart | 116 | 251 |
WVP Top Invest | 349 | 228 |
WVP Global | 304 | 224 |
ABI FLEX USD | 5 | 55 |
TOTAL | 32,185 | 50,287 |