Zhvillimet e Tregut të Pensioneve Private, 31.12.2023
Zhvillimet e Tregut të Pensioneve Private, 31.12.2023
Gjatë vitit 2023, në tregun e pensioneve private ushtruan aktivitetin e tyre gjashtë fonde pensioni. Analiza e të dhënave për tregun e pensioneve private në 31.12.2023 tregon një total asetesh neto prej 6,737.99 milionë lekë (64.86 milionë euro[1]) dhe me një rritje prej 1,039 milionë lekë (18.22%) krahasuar me 31.12.2022. Numri i anëtarëve në fondet e pensioneve, më 31.12.2023 rezultoi 38,180 anëtarë duke shënuar një rritje prej 4.55% krahasuar me 31.12.2022.
Tregues të fondeve të pensioneve
Përshkrimi | Vlera (milionë lekë) | Ndryshimi (Në %) | ||||
31.12.’22 | 31.12.’23 | 31.12.’22-31.12’23 | ||||
Asetet neto të FP | 5,699.38 | 6,737.99 | 18.22 |
Asetet neto dhe numri i anëtarëve sipas fondeve të pensioneve 31.12.2023
Fond Pensioni | Numri i anëtarëve në FP | Asete Neto (milionë. lekë) |
SIGAL | 11,244 | 2,782.45 |
CREDINS PENSION | 18,852 | 2,046.69 |
RAIFFEISEN | 3,792 | 1,396.53 |
ALBSIG | 4,076 | 493.73 |
SMART PENSION | 194 | 17.81 |
SIGAL PRO | 22 | 0.78 |
TOTAL | 38,180 | 6,737.99 |
Për të lexuar materialin e plotë të Tregut të Pensioneve Private , 31.12.2023 (në versionin EXCEL), ju lutem klikoni këtu.
1 euro = 103.88 lekë