23 Prill 2024

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e martë, datë 30.04.2024, ora 10:00, zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:
 

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
  2. Miratimi i rendit të ditës;
  3. Projekt “Mbi miratimin e projektrregullores “Për njohjen e administruesit të fondeve të investimeve alternative të licencuar në një vend anëtar të BE-së dhe regjistrimin e fondit të investimeve alternative të themeluar në një vend anëtar të BE-së””;
  4.  Projekt “Për miratimin e disa shtesave në rregulloren nr. 38, datë 31.03.2023 “Për regjistrimin e agjentit të shitjes së sipërmarrjeve të investimeve kolektive me pjesëmarrje të hapur me ofertë publike në tituj të transferueshëm të miratuara në një vend anëtar të BE-së””;
  5. Informacion mbi gjendjen financiare të tregjeve të Fondeve të Pensionit Vullnetar dhe SIK mbi bazën e pasqyrave financiare të 31.12.2023;
  6. Projekt “Mbi miratimin e regjistrimit të "Intesa Sanpaolo Bank Albania" sh.a., për ushtrimin e veprimtarisë së agjentit të shitjes në Republikën e Shqipërisë edhe të nënfondeve të njohura: Eurizon Manager Selection Fund-MS 10; Eurizon Manager Selection Fund-MS 20; Eurizon Manager Selection Fund-MS 40; Eurizon Manager Selection Fund- MS 70; Eurizon Fund-Bond Aggregate EUR Short Term, nën administrimin e shoqërisë administruese të njohur “Eurizon Capital” S.A.;
  7. Projekt “Për licencimin/rinovimin e licencave të vlerësuesve të dëmeve në sigurime”;
  8. Projekt “Mbi revokimin e licencës për ushtrimin e veprimtarisë së vlerësuesit të dëmeve në sigurime, si rezultat i heqjes dorë vullnetarisht”;
  9. Projekt “Mbi miratimin e emërimit të administratorit të shoqërisë së sigurimit “Insig” sh.a.;
  10. Projekt “Mbi miratimin e riemërimit të Drejtorit të Përgjithshëm të shoqërisë së sigurimit “SiCRED” sh.a.;
  11. Projekt “Mbi miratimin e riemërimit të anëtarit të Bordit Drejtues së shoqërisë së sigurimit “Intersig Vienna Insurance Group” sh.a.;
  12. Mbi miratimin e ushtrimit të veprimtarisë të agjentit në sigurime;
  13. Të tjera.