Ligje

Ligji nr. 76/2023 "Për fondet e pensionit privat"

  • Akti ligjor/rregullator: Ligje
  • Miratoi : Kuvendi
  • Numër: 76/2023
    Datë: 21/09/2023
  • Hyn në fuqi : 06/11/2023
  • Botuar në: Fletoren Zyrtare nr. 152
    Datë: 20/10/2023
  • Sektori:
  • Fusha: Tregu i Fondeve të Pensioneve Vullnetare

Ky ligj ka për qëllim hartimin e një kuadri ligjor rregullator për krijimin, licencimin, administrimin dhe mbikëqyrjen e fondeve të pensionit privat në Republikën e Shqipërisë.

Objekti i këtij ligji është përcaktimi i rregullave dhe procedurave për:

a) licencimin dhe veprimtarinë e shoqërisë administruese të fondeve të pensionit privat në Republikën e Shqipërisë.
b) krijimin dhe veprimtarinë e fondeve të pensionit privat me pjesëmarrje të hapur dhe fondeve të pensionit privat me pjesëmarrje të mbyllur, me kontribute të përcaktuara në Republikën e Shqipërisë.
c) licencimin dhe veprimtarinë e depozitarit të fondit të pensionit privat.
ç) mbikëqyrjen e shoqërisë administruese, fondeve të pensionit privat, depozitarit të fondit të pensionit privat dhe të subjekteve të tjera sipas këtij ligji.
d) veprimtarinë ndërkufitare të shoqërive administruese që ofrojnë fonde të pensionit privat me pjesëmarrje të mbyllur.

 

   Materiali i plotë