28 Tetor 2022

Zhvillimet e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-shtator 2022

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-shtator 2022 kapën vlerën 15,506 milionë lekë, ose 9.46% më shumë se në janar-shtator 2021. Gjatë periudhës janar-shtator 2022, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 981,393  me një rritje prej 15.49% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 91.83% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 8.08%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 38.44% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 61.56% të totalit të tregut.

Gjatë periudhës janar-shtator 2022, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 4,773 milionë lekë, ose 7.70% më pak se në periudhën janar-shtator 2021.

Dëmet e paguara bruto në sigurimin motorik për periudhën janar-shtator 2022 kapën vlerën 3,280 milionë lekë, duke pësuar një rritje me rreth 8.45% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.


Sigurimi i Detyrueshëm Motorik

Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar-shtator 2022 arritën rreth 9,546 milionë lekë, ose 11.10% më shumë se në periudhën janar-shtator 2021.

Produkti MTPL e brendshme, në periudhën janar-shtator 2022, pati një rritje prej 6.99% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 5.03% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Produkti Karton Jeshil në periudhën janar-shtator 2022 pati një rritje prej 41.34% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje të numrit të kontratave prej 58.03% krahasuar me periudhën janar-shtator 2021.

Produkti Sigurim Kufitar, në periudhën janar-shtator 2022, pati një rritje 12.25% të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën janar-shtator 2021. Edhe numri i kontratave u rrit me 22.08%.



Sigurimi Vullnetar

Primet e sigurimit vullnetar, gjatë periudhës janar-shtator 2022 arritën rreth 5,960 milionë lekë, 6.92% më shumë se në periudhën janar-shtator 2021. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 15.29% krahasuar me periudhën janar-shtator 2021.

Primet e sigurimit vullnetar të Jo-Jetës gjatë periudhës janar-shtator 2022, patën një rritje me 3.71%  kundrejt periudhës janar-shtator 2021.

Në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë periudhës janar-shtator 2022 siguruan mbi 2,590 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 67.00%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 23.37% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë periudhës janar-shtator 2022, vihet re një rritje prej 3.94% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 4.93% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar-shtator 2021.

Të ardhurat nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatë periudhës janar-shtator 2022, arritën në rreth 1,064 milionë lekë, duke shënuar një rritje prej 17.42% në krahasim me periudhën janar-shtator 2021.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar-shtator 2022, arritën rreth 1,254 milionë lekë, ose 22.41% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

*[1]Dëmet e Paguara Bruto
Pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar-shtator 2022 u ulën me 7.70% krahasuar me janar-shtator 2021. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 2,762 milionë lekë, apo 60.99% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

Tabela më poshtë paraqet dëmin mesatar për disa nga produktet e sigurimit motorik.

Emërtimi Vlerat (në 000 lekë) Ndryshimi
(në %)
janar-shtator 2022 2021 2022 22/`21-1
Dëmi mesatar
MTPL e brendshme  184  195 5.97
Karton Jeshil  983  543 (44.72)
Kasko  121  109 (9.59)

Për çdo të interesuar, Buletini Statistikor për periudhën janar-shtator 2022, përmban pasqyra të detajuara të ndarjes së tregut të sigurimeve sipas llojit të sigurimit, sipas produkteve të sigurimit, pjesëmarrjes së shoqërive të sigurimit, etj.

Për të lexuar raportin e plotë statistikor (në versionin Excel) për janar-shtator 2022, ju lutemi klikoni këtu.
 
 

[1]Tek dëmet e paguara janë përfshirë dhe Dëmet objekt Fond i Kompensimit raportuar nga Byroja Shqiptare e Sigurimit