Zhvillimet e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-gusht 2021
Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-gusht 2021 kapën vlerën 12,674 milionë lekë, ose 19.28% më shumë se në janar-gusht 2020. Gjatë periudhës janar-gusht 2021, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 745,033 me një rritje prej 22.22% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 92.68% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 7.13%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 40.08% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 59.92% të totalit të tregut.
Gjatë periudhës janar-gusht 2021, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 4,622 milionë lekë, ose 7.2% më pak se në periudhën janar-gusht 2020, ndikuar kryesisht nga pagesa e pjesës më të madhe të dëmshpërblimeve për tërmetet e fundvitit 2019 gjatë vitit të kaluar.
Ndërkohë dëmet e paguara bruto në sigurimin motorik për periudhën janar-gusht 2021 kapën vlerën 2,647 milionë lekë, duke pësuar një rritje me rreth 39.68% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sigurimi i Detyrueshëm Motorik
Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar-gusht 2021 arritën rreth 7,594 milionë lekë, ose 14.9% më shumë se në periudhën janar-gusht 2020.
Produkti MTPL e brendshme, në periudhën janar-gusht 2021, pati një rritje prej 9.73% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 11.49% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Produkti Karton Jeshil në periudhën janar-gusht 2021 pati një rritje prej 27.17% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje të numrit të kontratave prej 55.65% krahasuar me periudhën janar-gusht 2020.
Produkti Sigurim Kufitar, në periudhën janar-gusht 2021, pati një rritje 156.47% të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën janar-gusht 2020. Edhe numri i kontratave u rrit me 185.86%.
Sigurimi Vullnetar
Primet e sigurimit vullnetar, gjatë periudhës janar-gusht 2021 arritën rreth 5,080 milionë lekë, 26.49% më shumë se në periudhën janar-gusht 2020. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 15.31% krahasuar me periudhën janar-gusht 2020.
Primet e sigurimit vullnetar të Jo-Jetës gjatë periudhës janar-gusht 2021, patën rritje me 25.13% kundrejt periudhës janar-gusht 2020.
Në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë periudhës janar-gusht 2021 siguruan mbi 2,463 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 62.99%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 28.24% të totalit.
Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë periudhës janar-gusht 2021, vihet re një rritje prej 44.13% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 10.57% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar-gusht 2020.
Të ardhurat nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatë periudhës janar-gusht 2021, arritën në rreth 828 milionë lekë, duke shënuar një rritje prej 8.22% në krahasim me periudhën janar-gusht 2020.
Primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar-gusht 2021, arritën rreth 904 milionë lekë, ose 29.8% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
*[1]Dëmet e Paguara Bruto
Pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar-gusht 2021 u ulën me 7.2% krahasuar me janar-gusht 2020. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 2,647 milionë lekë, apo 57.26% të totalit të dëmeve të paguara bruto.
Tabela më poshtë paraqet dëmin mesatar për disa nga produktet e sigurimit motorik.
Emërtimi | Vlerat (në 000 lekë) | Ndryshimi | |
(në %) | |||
Janar-Gusht | 2020 | 2021 | 21/`20-1 |
Dëmi mesatar | |||
MTPL e brendshme | 178 | 180 | 1.2 |
Karton Jeshil | 524 | 1,021 | 94.92 |
Kasko | 104 | 123 | 17.69 |
Për çdo të interesuar, Buletini Statistikor për periudhën janar-gusht 2021, përmban pasqyra të detajuara të ndarjes së tregut të sigurimeve sipas llojit të sigurimit, sipas produkteve të sigurimit, pjesëmarrjes së shoqërive të sigurimit, etj.
Për të lexuar raportin e plotë statistikor (në versionin Excel) për janar-gusht 2021, ju lutemi klikoni këtu.