28 Dhjetor 2022

Ecuria e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-nëntor 2022

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-nentor 2022 kapën vlerën 18,394 milionë lekë, ose 9.01% më shumë se në janar-nëntor 2021. Gjatë periudhës janar-nentor 2022, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 1,193,221  me një rritje prej 13.02% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 91.88% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 7.86%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 38.23% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 61.77% të totalit të tregut.

Gjatë periudhës janar-nëntor 2022, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 6,140 milionë lekë, ose 2.31% më shumë se në periudhën janar-nëntor 2021.

Dëmet e paguara bruto në sigurimin motorik për periudhën janar-nëntor 2022 kapën vlerën 3,990 milionë lekë, duke pësuar një rritje me rreth 9.96% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.


Sigurimi i Detyrueshëm Motorik
Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar-nentor 2022 arritën rreth 11,696 milionë lekë, ose 9.50% më shumë se në periudhën janar-nëntor 2021.

Produkti MTPL e brendshme, në periudhën janar-nëntor 2022, pati një rritje prej 5.51% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 3.02% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Produkti Karton Jeshil në periudhën janar-nëntor 2022 pati një rritje prej 38.85% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje të numrit të kontratave prej 59.79% krahasuar me periudhën janar-nentor 2021.

Produkti Sigurim Kufitar, në periudhën janar-nëntor 2022, pati një rritje 11.39% të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën janar-nëntor 2021. Edhe numri i kontratave u rrit me 21.24%.

Sigurimi Vullnetar

Primet e sigurimit vullnetar, gjatë periudhës janar-nentor 2022 arritën rreth 7,238 milionë lekë, 8.21% më shumë se në periudhën janar-nëntor 2021. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 11.00% krahasuar me periudhën janar-nëntor 2021.

Primet e sigurimit vullnetar të Jo-Jetës gjatë periudhës janar-nentor 2022, patën një rritje me 5.20%  kundrejt periudhës janar-nëntor 2021.

Në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë periudhës janar-nentor 2022 siguruan mbi 3,063 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 65.58%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 24.00% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë periudhës janar-nentor 2022, vihet re një rritje prej 5.44% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 4.73% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar-nëntor 2021.

Të ardhurat nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatë periudhës janar-nentor 2022, arritën në rreth 1,224 milionë lekë, duke shënuar një rritje prej 13.63% në krahasim me periudhën janar-nentor 2021.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar-nëntor 2022, arritën rreth 1,488 milionë lekë, ose 19.67% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

*[1]Dëmet e Paguara Bruto
Pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar-nëntor 2022 u rriten me 2.32% krahasuar me janar-nentor 2021. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 3,990 milionë lekë, apo 64.99% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

Tabela më poshtë paraqet dëmin mesatar për disa nga produktet e sigurimit motorik.

Emërtimi Vlerat (në 000 lekë) Ndryshimi
(në %)
janar-nentor 2022 2021 2022 22/`21-1
Dëmi mesatar
MTPL e brendshme  180  193 7.64
Karton Jeshil  871  544 (37.47)
Kasko  116  108 (7.02)

Për çdo të interesuar, Buletini Statistikor për periudhën janar-nëntor 2022, përmban pasqyra të detajuara të ndarjes së tregut të sigurimeve sipas llojit të sigurimit, sipas produkteve të sigurimit, pjesëmarrjes së shoqërive të sigurimit, etj.

Për të lexuar raportin e plotë statistikor (në versionin Excel) për janar-nentor 2022, ju lutemi klikoni këtu.
 

 

[1]Tek dëmet e paguara janë përfshirë dhe Dëmet objekt Fond i Kompensimit raportuar nga Byroja Shqiptare e Sigurimit.