1 Mars 2023

Ecuria e tregut të sigurimeve në Shqipëri, janar 2023

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar 2023 kapën vlerën 1,712 milionë lekë, ose 20.6% më shumë se në janar 2022. Gjatë muajit janar 2023, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 96,527  me një rritje prej 15.19% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 90.54% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 9.46%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 44.19% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 55.81% të totalit të tregut.

Gjatë muajit janar 2023, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 560 milionë lekë, ose 42.51% më shumë se në periudhën janar 2022.

Dëmet e paguara bruto në sigurimin motorik për periudhën janar 2023 kapën vlerën 350 milionë lekë, duke pësuar një rritje me rreth 18.09% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.


Sigurimi i Detyrueshëm Motorik
Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë muajit janar 2023 arritën rreth 955 milionë lekë, ose 11.46% më shumë se në periudhën janar 2022.

Produkti MTPL e brendshme, në periudhën janar 2023, pati një rritje prej 9.47% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 10.44% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Produkti Karton Jeshil në periudhën janar 2023 pati një rritje prej 25.56% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje të numrit të kontratave prej 100.64% krahasuar me periudhën janar 2022.

Produkti Sigurim Kufitar, në periudhën janar 2023, pati një rritje 4.39% të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën janar 2022. Edhe numri i kontratave u rrit me 10.58%.

Sigurimi Vullnetar


Primet e sigurimit vullnetar, gjatë muajit janar 2023 arritën rreth 756 milionë lekë, 34.53% më shumë se në periudhën janar 2022. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u ulje me 1.90% krahasuar me periudhën janar 2022.

Primet e sigurimit vullnetar të Jo-Jetës gjatë muajit janar 2023, patën një rritje me 30.30%  kundrejt muajit janar 2022.

Në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë muajit janar 2023 siguruan mbi 351 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 55.71%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 37.19% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë muajit janar 2023, vihet re një rritje prej 23.84% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 13.95% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar 2022.

Të ardhurat nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatë muajit janar 2023, arritën në rreth 134 milionë lekë, duke shënuar një ulje prej 2.38% në krahasim me periudhën janar 2022.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë muajit janar 2023, arritën rreth 162 milionë lekë, ose 53.72% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

*[1]Dëmet e Paguara Bruto
Pagesat e dëmeve gjatë muajit janar 2023 u rriten me 42.51% krahasuar me janar 2022. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 350 milionë lekë, apo 62.55% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

Tabela më poshtë paraqet dëmin mesatar për disa nga produktet e sigurimit motorik.

Emërtimi Vlerat (në 000 lekë) Ndryshimi
(në %)
janar 2022 2023 23/`22-1
Dëmi mesatar
MTPL e brendshme  162  163 0.97
Karton Jeshil  412  704 70.88
Kasko  112  124 11.42

Për çdo të interesuar, Buletini Statistikor për periudhën janar 2023, përmban pasqyra të detajuara të ndarjes së tregut të sigurimeve sipas llojit të sigurimit, sipas produkteve të sigurimit, pjesëmarrjes së shoqërive të sigurimit, etj.

Për të lexuar raportin e plotë statistikor (në versionin Excel) për janar 2023, ju lutemi klikoni këtu.
 

 

[1]Tek dëmet e paguara janë përfshirë dhe Dëmet objekt Fond i Kompensimit raportuar nga Byroja Shqiptare e Sigurimit