26 Qershor 2023

Ecuria e tregut të sigurimeve në Shqipëri, janar-maj 2023

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për muajin janar-maj 2023 kapën vlerën 8,959 milionë lekë, ose 15.29% më shumë se në janar-maj 2022. Gjatë muajit janar-maj 2023, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 505,098 me një rritje prej 13.36% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 91.97% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, sigurimet e Jetës kanë 7.93% dhe risigurimi 0.102%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 46.50% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 53.50% të totalit të tregut.

Gjatë muajit janar-maj 2023, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 2,706 milionë lekë, ose 0.32% më pak se në muajin janar-maj 2022. Kjo ka ardhur kryesisht për shkak të efektit të sigurimit të pronës, si pasojë e përfundimit të pagesave të dëmeve të ngjarjeve të tërmetit të vitit 2019.

Dëmet e paguara bruto në sigurimin e motorik për muajin janar-maj 2023 kapën vlerën 1,953 milionë lekë, duke pësuar një rritje me rreth 9.44% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.


Sigurimi i Detyrueshëm Motorik
Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë muajit janar-maj 2023 arritën rreth 4,793 milionë lekë, ose 8.12% më shumë se në muajin janar-maj 2022.

Produkti MTPL e brendshme, në muajin janar-maj 2023, pati një rritje prej 8.24% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 9.22% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.


Produkti Karton Jeshil në muajin janar-maj 2023 pati një rritje prej 7.50% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje të numrit të kontratave prej 55.38% krahasuar me muajin janar-maj 2022.

Produkti Sigurim Kufitar, në muajin janar-maj 2023, pati një rritje 7.63% të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me muajin janar-maj 2022. Edhe numri i kontratave u rrit me 19.92%.

Sigurimi Vullnetar

Primet e sigurimit vullnetar, gjatë muajit janar-maj 2023 arritën rreth 4,166 milionë lekë, 24.83% më shumë se në muajin janar-maj 2022. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 2.88% krahasuar me muajin janar-maj 2022.

Primet e sigurimit vullnetar të Jo-Jetës gjatë muajit janar-maj 2023, patën një rritje me 25.62% kundrejt muajit janar-maj 2022.

Në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë muajit janar-maj 2023 siguruan mbi 2,209 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 68.96%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 22.97% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë muajit janar-maj 2023, vihet re një rritje prej 37.38% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 5.13% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me muajin janar-maj 2022.

Të ardhurat nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatë muajit janar-maj 2023, arritën në rreth 554 milionë lekë, duke shënuar një ulje prej 7.90% në krahasim me muajin janar-maj 2022.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë muajit janar-maj 2023, arritën rreth 710 milionë lekë, ose 21.88% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

*[1]Dëmet e Paguara Bruto
Pagesat e dëmeve gjatë muajit janar-maj 2023 u ulen me 0.32% krahasuar me janar-maj 2022. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit te motorik me rreth 1,952 milionë lekë, apo 72.16% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

Tabela më poshtë paraqet dëmin mesatar për disa nga produktet e sigurimit motorik.

Emërtimi Vlerat (në 000 lekë) Ndryshimi
(në %)
janar-maj 2022 2023 23/`22-1
Dëmi mesatar
MTPL e brendshme  193  174 (10.11)
Karton Jeshil  417  563 34.88
Kasko  101  129 27.68

Për çdo të interesuar, Buletini Statistikor për muajin janar-maj 2023, përmban pasqyra të detajuara të ndarjes së tregut të sigurimeve sipas llojit të sigurimit, sipas produkteve të sigurimit, pjesëmarrjes së shoqërive të sigurimit, etj.

Për të lexuar raportin e plotë statistikor (në versionin Excel) për janar-maj 2023, ju lutemi klikoni këtu.
 

 

[1]Tek dëmet e paguara janë përfshirë dhe Dëmet objekt Fond i Kompensimit raportuar nga Byroja Shqiptare e Sigurimit.