24 Gusht 2023

Zhvillimet e tregut të sigurimeve në Shqipëri për muajin janar-korrik 2023

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për muajin janar-korrik 2023 kapën vlerën 13,198 milionë lekë, ose 11.22% më shumë se në janar-korrik 2022. Gjatë muajit janar-korrik2023, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 794,312 me një rritje prej 12.58% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 92.02% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, sigurimet e Jetës kanë 7.90% dhe risigurimi 0.08 %. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 42.92% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 57.08% të totalit të tregut.

Gjatë muajit janar-korrik 2023, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 3,919 milionë lekë, ose 5.43% më shumë se në muajin janar-korrik 2022.

Dëmet e paguara bruto në sigurimin e motorik për muajin janar-korrik 2023 kapën vlerën 2,829 milionë lekë, duke pësuar një rritje me rreth 12.25% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.


Sigurimi i Detyrueshëm Motorik

Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë muajit janar-korrik 2023 arritën rreth 7,533 milionë lekë, ose 7.81% më shumë se në muajin janar-korrik2022.

Produkti MTPL e brendshme, në muajin janar-korrik 2023, pati një rritje prej 8.58% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 9.76% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.


Produkti Karton Jeshil në muajin janar-korrik 2023 pati një rritje prej 4.17% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje të numrit të kontratave prej 48.25% krahasuar me muajin janar-korrik 2022.

Produkti Sigurim Kufitar, në muajin janar-korrik 2023, pati një rritje 4.46% të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me muajin janar-korrik 2022. Edhe numri i kontratave u rrit me 18.40%.

Sigurimi Vullnetar


Primet e sigurimit vullnetar, gjatë muajit janar-korrik 2023 arritën rreth 5,665 milionë lekë, 16.10% më shumë se në muajin janar-korrik 2022. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 1.42% krahasuar me muajin janar-korrik 2022.

Primet e sigurimit vullnetar të Jo-Jetës gjatë muajit janar-korrik 2023, patën një rritje me 18.97% kundrejt muajit janar-korrik2022.

Në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë muajit janar-korrik 2023 siguruan mbi 2,732 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 66.52%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 24.68% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë muajit janar-korrik 2023, vihet re një rritje prej 20.05% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 2.33% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me muajin janar-korrik 2022.

Të ardhurat nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatë muajit janar-korrik 2023, arritën në rreth 889 milionë lekë, duke shënuar një rritje prej 2.01% në krahasim me muajin janar-korrik 2022.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë muajit janar-korrik 2023, arritën rreth 1,042 milionë lekë, ose 5.11% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

*[1]Dëmet e Paguara Bruto

Pagesat e dëmeve gjatë muajit janar-korrik 2023 u rrit me 5.43% krahasuar me janar-korrik 2022. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit te motorik me rreth 2,829 milionë lekë, apo 72.18% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

Tabela më poshtë paraqet dëmin mesatar për disa nga produktet e sigurimit motorik.

 

Emërtimi Vlerat (në 000 lekë) Ndryshimi
(në %)
janar-korrik 2022 2023 23/`22-1
Dëmi mesatar
MTPL e brendshme                             194                    178 (8.49)
Karton Jeshil                             501                    646 29.00
Kasko                             108                    132 22.44



Për çdo të interesuar, Buletini Statistikor për muajin janar-korrik 2023, përmban pasqyra të detajuara të ndarjes së tregut të sigurimeve sipas llojit të sigurimit, sipas produkteve të sigurimit, pjesëmarrjes së shoqërive të sigurimit, etj.

Për të lexuar raportin e plotë statistikor (në versionin Excel) për janar-korrik 2023, ju lutemi klikoni këtu.
 

 

[1]Tek dëmet e paguara janë përfshirë dhe Dëmet objekt Fond i Kompensimit raportuar nga Byroja Shqiptare e Sigurimit