26 Janar 2024

Zhvillimet e tregut të sigurimeve në Shqipëri për vitin 2023

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për  vitin  2023 kapën vlerën 22,897 milionë lekë, ose 8.86% më shumë se në vitin 2022. Gjatë  vitit  2023, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 1,466,080 me një rritje prej 10.63% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 91.82% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, sigurimet e Jetës kanë 8.12% dhe risigurimi 0.06 %. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 38.94% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 61.06% të totalit të tregut.

Gjatë vitit 2023, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 6,959 milionë lekë, ose 1.89% më shumë se në  vitin  2022.

Dëmet e paguara bruto në sigurimin e motorik për vitin  2023 kapën vlerën 4,793 milionë lekë, duke pësuar një rritje me rreth 7.81% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.


Sigurimi i Detyrueshëm Motorik
Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë vitit 2023 arritën rreth 13,980 milionë lekë, ose 6.94% më shumë se në vitin 2022.

Produkti MTPL e brendshme, në  vitin  2023, pati një rritje prej 8.20% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 9.21% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.



Produkti Karton Jeshil në vitin 2023 pati një rritje prej 1.16% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje të numrit të kontratave prej 38.10% krahasuar me vitin 2022.

Produkti Sigurim Kufitar, në  vitin  2023, pati një rritje 1.11% të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me vitin  2022. Edhe numri i kontratave u rrit me 11.58%.

Sigurimi Vullnetar

Primet e sigurimit vullnetar, gjatë vitit  2023 arritën rreth 8,917 milionë lekë, 12.03% më shumë se në  vitin  2022. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 0.01% krahasuar me  vitin  2022.

Primet e sigurimit vullnetar të Jo-Jetës gjatë  vitit  2023, patën një rritje me 13.16% kundrejt vitit 2022.

Në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë vitit 2023 siguruan mbi 3,893 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 64.40%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 25.90% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë  vitit  2023, vihet re një rritje prej 15.73% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 3.79% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me  vitin  2022.

Të ardhurat nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatë  vitit  2023, arritën në rreth 1,372 milionë lekë, duke shënuar një ulje prej 1.04% në krahasim me  vitin  2022.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë  vitit  2023, arritën rreth 1,859 milionë lekë, ose 10.31% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.


*[1]Dëmet e Paguara Bruto

Pagesat e dëmeve gjatë  vitit  2023 u rrit me 1.89% krahasuar me vitin 2022. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit te motorik me rreth 4,793 milionë lekë, apo 68.87% të totalit të dëmeve të paguara bruto.



Tabela më poshtë paraqet dëmin mesatar për disa nga produktet e sigurimit motorik.
 

Emërtimi Vlerat (në 000 lekë) Ndryshimi
(në %)
viti 2022 2023 23/`22-1
Dëmi mesatar
MTPL e brendshme  195  168 (13.61)
Karton Jeshil  560  530 (5.49)
Kasko  110  130 17.59


Për çdo të interesuar, Buletini Statistikor për  vitin  2023, përmban pasqyra të detajuara të ndarjes së tregut të sigurimeve sipas llojit të sigurimit, sipas produkteve të sigurimit, pjesëmarrjes së shoqërive të sigurimit, etj.

Për të lexuar raportin e plotë statistikor (në versionin Excel) për vitin 2023, ju lutemi klikoni këtu.
 

 

[1]Tek dëmet e paguara janë përfshirë dhe Dëmet objekt Fond i Kompensimit raportuar nga Byroja Shqiptare e Sigurimit