26 Shkurt 2024

Zhvillimet e tregut të sigurimeve në Shqipëri për muajin janar 2024

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për muajin janar 2024 kapën vlerën 1,774 milionë lekë, ose 3.62% më shumë se në janar 2023. Gjatë muajit janar 2024, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 104,439  me një rritje prej 8.20% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 90.38% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 9.62%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 41.13% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 58.87% të totalit të tregut.

Gjatë muajit janar 2024, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 608 milionë lekë, ose 8.50% më shumë se në muajin  janar 2023.

Dëmet e paguara bruto në sigurimin motorik për muajin  janar 2024 kapën vlerën 413 milionë lekë, duke pësuar një rritje me rreth 17.92% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.


Sigurimi i Detyrueshëm Motorik

Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë muajit janar 2024 arritën rreth 1,044 milionë lekë, ose 9.31% më shumë se në muajin  janar 2023.

Produkti MTPL e brendshme, në muajin  janar 2024, pati një rritje prej 11.33% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 11.16% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.


Produkti Karton Jeshil në muajin  janar 2024 pati një ulje prej 1.29% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje të numrit të kontratave prej 19.32% krahasuar me muajin  janar 2023.


Produkti Sigurim Kufitar, në muajin  janar 2024, pati një rritje 2.52% të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me muajin  janar 2023. Edhe numri i kontratave u rrit me 2.35%.


Sigurimi Vullnetar

Primet e sigurimit vullnetar, gjatë muajit janar 2024 arritën rreth 730 milionë lekë, 3.55% më pak se në muajin  janar 2023. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar pati një ulje me 1.50% krahasuar me muajin  janar 2023.

Primet e sigurimit vullnetar të Jo-Jetës gjatë muajit janar 2024, patën një ulje me 6.00%  kundrejt muajit janar 2023.

Në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë muajit janar 2024 siguruan mbi 277 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 60.20%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 30.44% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë muajit janar 2024, vihet re një rritje prej 18.34% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një ulje me 1.42% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me muajin  janar 2023.

Të ardhurat nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatë muajit janar 2024, arritën në rreth 158 milionë lekë, duke shënuar një rritje prej 18.05% në krahasim me muajin  janar 2023.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë muajit janar 2024, arritën rreth 171 milionë lekë, ose 5.37% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

*[1]Dëmet e Paguara Bruto

Pagesat e dëmeve gjatë muajit janar 2024 u rriten me 8.50% krahasuar me janar 2023. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 413 milionë lekë, apo 67.98% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

Tabela më poshtë paraqet dëmin mesatar për disa nga produktet e sigurimit motorik.

 

Emërtimi Vlerat (në 000 lekë) Ndryshimi
(në %)
janar 2023 2024 24/`23-1
Dëmi mesatar
MTPL e brendshme  163 135 (17.23)
Karton Jeshil 704 556 (21.14)
Kasko 124 113 (9.11)

Për çdo të interesuar, Buletini Statistikor për muajin  janar 2024, përmban pasqyra të detajuara të ndarjes së tregut të sigurimeve sipas llojit të sigurimit, sipas produkteve të sigurimit, pjesëmarrjes së shoqërive të sigurimit, etj.

Për të lexuar raportin e plotë statistikor (në versionin Excel) për janar 2024, ju lutemi klikoni këtu.
 

 

[1]Tek dëmet e paguara janë përfshirë dhe Dëmet objekt Fond i Kompensimit raportuar nga Byroja Shqiptare e Sigurimit