29 Prill 2024

Zhvillimet e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar - mars 2024

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar - mars 2024 kapën vlerën 5,227 milionë lekë, ose 1.68% më shumë se në janar - mars 2023. Gjatë muajit janar - mars 2024, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 310,847  me një rritje prej 8.96% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 90.99% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 8.93% dhe risigurimi me 0.076% .Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 42.30% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 57.70% të totalit të tregut.

Gjatë muajit janar - mars 2024, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 1,996 milionë lekë, ose 23.88% më shumë se në periudhën  janar - mars 2023.

Dëmet e paguara bruto në sigurimin motorik për periudhën  janar - mars 2024 kapën vlerën 1,358 milionë lekë, duke pësuar një rritje me rreth 17.57% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

Struktura e tregut të sigurimeve, janar - mars 2024

Sigurimi i Detyrueshëm Motorik
Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë muajit janar - mars 2024 arritën rreth 3,016 milionë lekë, ose 9.82% më shumë se në periudhën  janar - mars 2023.

Produkti MTPL e brendshme, në periudhën  janar - mars 2024, pati një rritje prej 11.42% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 11.11% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.


Produkti Karton Jeshil në periudhën  janar - mars 2024 pati një rritje prej 1.28% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje të numrit të kontratave prej 23.11% krahasuar me periudhën  janar - mars 2023.

Produkti Sigurim Kufitar, në periudhën  janar - mars 2024, pati një rritje 8.91% të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën  janar - mars 2023. Edhe numri i kontratave u rrit me 12.82%.
 

Sigurimi Vullnetar
Primet e sigurimit vullnetar, gjatë muajit janar - mars 2024 arritën rreth 2,211 milionë lekë, 7.66% më pak se në periudhën  janar - mars 2023. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u ul me 1.31 % krahasuar me periudhën  janar - mars 2023.
Primet e sigurimit vullnetar të Jo-Jetës gjatë muajit janar - mars 2024, patën një ulje me 11.99%  kundrejt muajit janar - mars 2023.

Në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë muajit janar - mars 2024 siguruan mbi 900 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 67.18%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 24.33% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë muajit janar - mars 2024, vihet re një ulje prej 26.95% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 3.51% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën  janar - mars 2023.

Të ardhurat nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatë muajit janar - mars 2024, arritën në rreth 385 milionë lekë, duke shënuar një rritje prej 15.76% në krahasim me periudhën  janar - mars 2023.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë muajit janar - mars 2024, arritën rreth 467 milionë lekë, ose 12.28% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.


*[1]Dëmet e Paguara Bruto
Pagesat e dëmeve gjatë muajit janar - mars 2024 u rriten me 23.88 krahasuar me janar - mars 2023. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 1,358 milionë lekë, apo 68.06% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

Tabela më poshtë paraqet dëmin mesatar për disa nga produktet e sigurimit motorik.

Emërtimi

Vlerat (në 000 lekë)

Ndryshimi

(në %)

janar - mars

2023

2024

24/`23-1

Dëmi mesatar

MTPL e brendshme

 175

 153

(12.51)

Karton Jeshil

 641

 480

(25.06)

Kasko

 143

 114

(20.26)


Për çdo të interesuar, Buletini Statistikor për periudhën  janar - mars 2024, përmban pasqyra të detajuara të ndarjes së tregut të sigurimeve sipas llojit të sigurimit, sipas produkteve të sigurimit, pjesëmarrjes së shoqërive të sigurimit, etj.

Për të lexuar raportin e plotë statistikor (në versionin Excel) për janar - mars 2024, ju lutemi klikoni 
këtu.
 

 


[1]Tek dëmet e paguara janë përfshirë dhe Dëmet objekt Fond i Kompensimit raportuar nga Byroja Shqiptare e Sigurimit