Media: Njoftime

Zhvillimet e Tregut të Fondeve të Investimeve, 31 mars 2014

13 Maj 2014

Gjatë periudhës janar-mars  2014,  në tregun e Fondeve të Investimeve ushtruan aktivitetin e tyre dy fonde investimi, përkatësisht Fondi i Investimeve “Raiffeisen Prestigj” dhe Fondi i Investimeve “Raiffeisen Invest Euro”. Sipas analizës së të dhënave për tregun e Fondeve të Investimeve në 31.03.2014, [...]

Mbi publikimin e periodikut AMF nr. 72

7 Maj 2014

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka kënaqësinë të vërë në dijeni publikun, mbi publikimin e periodikut të AMF-së nr. 72, në faqen zyrtare të internetit. Për të lexuar materialin e plotë të periodikut nr. 72 klikoni këtu. Shpresojmë që ky publikim të jetë me interes për Ju.

Zhvillimet e Tregut të Sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-mars 2014

25 Prill 2014

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-mars 2014 arritën rreth  2,640 milionë lekë, ose 26.61% më shumë se në periudhën janar-mars 2013. Gjatë periudhës janar-mars 2014, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 204,660 me një ulje prej 12.08% krahasuar me periudhën [...]

Zhvillimet e Tregut me Pakicë të Letrave me Vlerë të Qeverisë për periudhën janar-mars 2014

25 Prill 2014

Volumi i tregut sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë gjatë periudhës janar-mars 2014 u dominua në masën 84.79% nga transaksionet në instrumente afatshkurtër (bono thesari). Pjesa tjetër, prej 15.21%, ishin instrumente afatgjatë (obligacione). Përsa i takon numrit të transaksioneve, 94% e të gjitha transaksioneve të [...]

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

24 Prill 2014

Në mbledhjen e datës 24 prill 2014, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi: 1.  Miratimin e prospektit të emetuesit, të shoqërisë “Banka Credins” sh.a., për ofertën private të emetimit të obligacioneve afatgjatë me normë interesi fikse të muajit prill 2014 për shumën [...]

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

21 Prill 2014

Ditën e enjte, datë 24.04.2014, ora 10:00, do të zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite: 1.  Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar; 2.  Miratimi i rendit të ditës; 3.  Projekt “Mbi miratimin e prospektit të emetuesit, shoqëria “Banka [...]

Zhvillohet seanca dëgjimore në Komisionin për Ekonominë dhe Financat, të Kuvendit të Shqipërisë mbi veprimtarinë e institucionit gjatë vitit 2013

16 Prill 2014

Kryetarja e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Zj. Enkeleda Shehi, në vijim të raportimit të kryer më 9 prill në Kuvend mbi veprimtarinë e institucionit dhe zhvillimet e tregjeve financiare nën mbikëqyrjen e AMF-së për vitin 2013, sot, më datë 16 prill 2014, iu përgjigj pyetjeve të drejtuara nga deputetët e këtij [...]

Kryetarja e AMF-së, Znj. Enkeleda Shehi, paraqet raportin mbi veprimtarinë e institucionit gjatë vitit 2013 në Komisionin për Ekonominë dhe Financat të Kuvendit të Shqipërisë

9 Prill 2014

Kryetarja e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Znj. Enkeleda Shehi, paraqiti  sot pranë Komisionit për Ekonominë dhe Financat, të Kuvendit të Shqipërisë, raportin mbi aktivitetin e institucionit dhe zhvillimet e tregjeve financiare nën mbikëqyrjen e AMF-së gjatë vitit 2013. Në fjalën e saj, Znj. Shehi u përqendrua [...]

Mbi publikimin e periodikut AMF nr. 71

9 Prill 2014

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka kënaqësinë të vërë në dijeni publikun, mbi publikimin e periodikut të AMF-së nr. 71, në faqen zyrtare të internetit. Për të lexuar materialin e plotë të periodikut nr. 71 klikoni këtu. Shpresojmë që ky publikim të jetë me interes për Ju.

Zhvillimet e Tregut të Pensioneve Private Vullnetare për vitin 2013

9 Prill 2014

Gjatë vitit 2013 në tregun e pensioneve private vullnetare ushtruan aktivitetin e tyre tre fonde pensioni. Analiza e të dhënave për tregun e pensioneve private vullnetare më 31.12.2013 tregon një total asetesh nën menaxhim prej 436.03 milionë lekë dhe me një rritje prej afro 152.44 milionë lekë (53.75%). E shprehur në [...]