Media: Njoftime

Mbi publikimin e periodikut AMF Nr. 20

31 Korrik 2009

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka kënaqësinë të vërë në dijeni publikun, mbi publikimin e periodikut të AMF nr. 20 të muajit qershor në faqen zyrtare të internetit. Për të lexuar materialin e plotë të periodikut nr. 20 klikoni këtu Shpresojmë që ky publikim të jetë me interes për [...]

Zhvillimet e Tregut me Pakicë të Letrave me Vlerë të Qeverisë për Periudhën Janar – Qershor 2009

30 Korrik 2009

Tregu me pakicë i letrave me vlerë të Qeverisë gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2009 u dominua në masën 96.32% nga transaksionet në instrumenta afatshkurtër (bono thesari) dhe 3.68% nga instrumenta afatgjatë (obligacione). Të dhënat statistikore të tregut me pakicë të letrave me vlerë të [...]

Njoftim mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

28 Korrik 2009

Në mbledhjen e tij të datës 27 korrik 2009, Bordi i AMF-së mori në shqyrtim analizën vjetore të gjendjes financiare në shoqëritë e sigurimit për vitin 2008 dhe tremujorin e parë të vitit 2009. Pasi u njoh me problemet e dala nga analiza si dhe në përfundim të diskutimeve, mori vendimet përkatëse. Në [...]

Zhvillimet e Tregut të Sigurimeve në Shqipëri për periudhën Janar - Qershor 2009

24 Korrik 2009

Në periudhën Janar- Qershor 2009 numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 362,450 duke shënuar një rritje prej rreth 29% në krahasim me të njejtën periudhë të vitit 2008. Rritja e numrit të kontratave në 2009 u shoqërua me rritjen e vëllimit të të ardhurave nga primet. Primet e shkruara bruto të [...]

Nënshkrimi i Marrëveshjes së Mirëkuptimit midis Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare dhe Ministrisë Austriake të Financave e Autoritetit të Tregjeve Financiare të Austrisë në fushën e mbikëqyrjes së sigurimeve

23 Korrik 2009

Në datën 22 Korrik, 2009, në ambientet e Hotel Rogner EuropaPark, u zhvillua  Ceremonia e Nënshkrimit të Marrëveshjes së Mirëkuptimit midis Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare dhe Ministrisë Austriake të Financave e Autoritetit të Tregjeve Financiare të Austrisë në fushën e mbikëqyrjes së sigurimeve. Nënshkrimi [...]

Deklaratë e Bordit të Monitorimit për krijimin e Komitetit të Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit lidhur me zgjerimin e dialogut teknik mbi çështjet e raportimit të institucioneve financiare

9 Korrik 2009

Më 7 korrik 2009, në Amsterdam, Hollandë, Bordi i Monitorimit zhvilloi një takim në të cilin shprehu mbështetjen e vazhdueshme, lidhur me përpjekjet në vijimësi të Bordit të Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit (BSNK) për të ndërmarrë një rishikim të hollësishëm të Standardeve [...]

Mbi publikimin e periodikut AMF Nr. 19

7 Korrik 2009

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka kënaqësinë të vërë në dijeni publikun, mbi publikimin e periodikut të AMF nr. 19 në faqen zyrtare të internetit. Për të lexuar materialin e plotë të periodikut nr. 19 klikoni këtu Shpresojmë që ky publikim të jetë me interes për Ju.

IOSCO finalizon politikat reaguese ndaj krizës financiare

25 Qershor 2009

Organizata Ndërkombëtare e Komisioneve të Letrave me Vlerë, (IOSCO), në 11 qershor 2009, përfundoi konferencën e 34 vjetore, mbajtur në Tel Aviv. Kjo ishte mbledhja e parë e përgjithshme e të gjithë anëtarëve të IOSCO-s, që në momentin kur kriza financiare hyri në fazën e dytë kritike në shtator [...]

Zhvillimet e Tregut të Sigurimeve në Shqipëri për periudhën Janar - Maj 2009

25 Qershor 2009

Në periudhën Janar - Maj 2009 numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 298,816 duke shënuar një rritje prej rreth 31% në krahasim me të njejtën periudhë të vitit 2008. Rritja e numrit të kontratave në 2009 u shoqërua me rritjen e vëllimit të të ardhurave nga primet.Primet e shkruara bruto të [...]

AMF bëhet nënshkruese e Marrëveshjes Shumëpalëshe të Mirëkuptimit me IOSCO-n

12 Qershor 2009

Më 11 Qershor 2009, gjatë Konferencës së 34 Vjetore të Organizatës Ndërkombëtare të Autoriteteve të Letrave me Vlerë (IOSCO) që u mbajt në Tel Aviv, AMF nënshkroi Memorandumin Shumëpalësh të Mirëkuptimit me IOSCO-n duke u bërë anëtare e organizatës me të drejta të plota. Autoriteti [...]