Media: Njoftime

Mbi publikimin e periodikut të AMF-së nr. 104, maj 2017

14 Qershor 2017

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka kënaqësinë të vërë në dijeni publikun, mbi publikimin e periodikut të AMF-së nr. 104, maj 2017, në faqen zyrtare të Internetit. Shpresojmë që ky publikim të jetë me interes për Ju. Për të lexuar materialin e plotë të periodikut nr. 104 klikoni këtu.

Shpallje e rezultatit të testimit për vlerësues të dëmeve në sigurime

8 Qershor 2017

Në zbatim të nenit 227 pika 1/dh të Ligjit nr. 52/2014, datë 22.05.2014 “Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit” dhe nenit 10, pika 3 të Rregullores nr. 127, datë 26.11.2015 “Mbi procedurat dhe afatet për licencimin, rinovimin, refuzimin, revokimin dhe pezullimin e licencës së vlerësuesve të dëmeve në [...]

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

31 Maj 2017

Në mbledhjen e datës 26 maj 2017, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi: Marrjen e masave ndaj agjentit të brokerit të licencuar të letrave me vlerë të shoqërisë “Stock International Albania” sh.a.; Korrigjimin e situatës që lidhet me ushtrimin e veprimtarisë së agjentit të [...]

Zhvillimet e Tregut të Sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-prill 2017

25 Maj 2017

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-prill 2017 kapën vlerën mbi 4,747 milionë lekë, ose 13.88% më shumë se në periudhën janar-prill 2016. Gjatë periudhës janar-prill 2017, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 361,026 me një rritje prej 19.97% krahasuar me [...]

Mbi publikimin e vlerësimit vjetor për Shqipërinë nga Bashkimi Evropian

24 Maj 2017

Përfaqësues të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, Komisionit Evropian dhe Bankës Qendrore Evropiane u takuan më datë 23 maj 2017 me  homologët e tyre nga Ballkani Perëndimor dhe Turqia në kuadër të dialogut të përvitshëm për politikat ekonomike. Vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqia kanë paraqitur [...]

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

24 Maj 2017

Ditën e premte, datë 26 maj 2017, ora 10:00, do të zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite: Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar; Miratimi i rendit të ditës; Informacion mbi gjendjen financiare të tregut të pensioneve private vullnetare dhe SIK mbi bazën e [...]

Për zhvillimin e trajnimit për vlerësues dëmesh në sigurime

24 Maj 2017

Në zbatim të nenit  227, pika 3-4, të Ligjit nr. 52/2014, datë 22.05.2014 “Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit” si dhe nenit 7, pika 3, të Rregullores nr. 127, datë 26.11.2015 "Mbi procedurat dhe afatet për licencimin, rinovimin, refuzimin, revokimin dhe pezullimin e licencës së vlerësuesve të dëmeve në [...]

Lista për testimin e vlerësuesit të dëmeve në sigurime

23 Maj 2017

Në zbatim të nenit 10, të Rregullores nr. 127, datë 26.11.2015 “Mbi procedurat dhe afatet për licencimin, rinovimin, refuzimin, revokimin dhe pezullimin e licencës së vlerësuesve të dëmeve në sigurime, si dhe kryerjen e testimit të njohurive”  lista e personave që do t’i nënshtrohen testimit të datës [...]

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

22 Maj 2017

Në mbledhjen e datës 22.05.2017, Bordi i AMF-së shqyrtoi dhe vendosi: Miratimin e  pjesëmarrjes influencuese në shoqërinë e sigurimit “Insig Jetë” sh.a.

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

15 Maj 2017

Ditën e hënë, datë 22 maj 2017, ora 12:00, do të zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite: Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar; Projekt “Mbi miratimin e pjesëmarrjes influencuese në shoqërinë e sigurimit “Insig-Jetë” sh.a.”.