Faqe Kryesore  |  Harta e Faqes  |  Kontaktoni  
AUTORITETI I MBIKËQYRJES FINANCIARE
 
Rreth Nesh
Historiku
Misioni, Vizioni, Vlerat
Objektivat
Funksionet Kryesore
Subjektet e
    Rregulluara
    (entet nën juridiksion)
Mundësi Karriere
Mundësi Karriere
 Print

 

NJOFTIM  PËR SHPREHJE INTERESI PËR ANËTAR TË KOMITETIT KËSHILLIMOR PËR HARTIMIN E POLITIKAVE TË ZHVILLIMIT 5-VJEÇAR TË TREGJEVE FINANCIARE NËN MBIKËQYRJEN E AMF-SË


Në zbatim të nenit 15 të Ligjit Nr. 9572, datë 3.7.2006 “Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare”, ndryshuar me Ligjin nr. 54/2014, Kryetari i Bordit të AMF-së do t’i propozojë Bordit ngritjen e Komitetit Këshillimor, me qëllim hartimin e politikave për mbarëvajtjen e punës së Autoritetit.

 

Komiteti Këshillimor do të veprojë si një Grup Pune me kohë të pjesshme dhe do të bashkëpunojë me strukturat e përhershme të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Ministrinë e Financave, Bankën Botërore, Fondin Monetar Ndërkombëtar, Bankën e Shqipërisë, tregjet nën mbikëqyrje, bankat tregtare, stafet akademike dhe universitare, shoqatat e mbrojtjes së konsumatorit, dhomat dhe shoqatat e biznesit, etj. Komiteti Këshillimor do të ketë si qëllim hartimin e strategjisë 5-vjeçare të zhvillimit të tregjeve financiare nën mbikëqyrjen dhe rregullimin e AMF-së.

 

Tregjet kryesore ku do të përqendrohet dokumenti i zhvillimit strategjik afatmesëm janë: pensionet private vullnetare, tregjet e kapitalit dhe tregu i sigurimeve.

 

Kriteret që duhet të plotësojë anëtari i Komitetit Këshillimor janë si vijon:

 

1-      Të ketë kryer studimet universitare dhe pasuniversitare në ekonomi dhe/ose jurisprudence;

2-      Të ketë eksperiencë pune në tregjet financiare, kryesisht për tregun e sigurimeve, tregun e kapitalit dhe tregun e pensioneve private vullnetare.

 

Kandidatët për anëtar të Komitetit Këshillimor mund të shprehin interesin në adresën zyrtare të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare[1] deri më datë 03.07.2017, ora 12.00, duke depozituar:

1.      Letër motivimi drejtuar AMF-së;

2.      Diplomat për studime universitare dhe pasuniversitare;

3.      Kopje të librezave të punës;

4.      Letër rekomandimi nga punëdhënësit e tjerë, dhe

5.      Dëshmi të penalitetit.



[1] Adresa: Rruga "Dora D'istria" Nr. 10, P.O. Box 8363, Tiranë, Shqipëri,

Tel: + 355 - (0) - 4 - 2257560, Faks: + 355 - (0) - 4 – 2250686, e-mail amf@amf.gov.al

 
Hyrje e Autorizuar
 
 
Mbrojtja e Konsumatorit
 
 
GSRM
 
 
Info të Vlefshme
 


Adresa: Rruga "Dora D'istria" Nr. 10, P.O. Box 8363, Tiranë, Albania, Tel: + 355 - (0) - 4 - 2257560, Faks: + 355 - (0) - 4 - 2250686
© AMF 2017. Të gjitha të drejtat të rezervuara.
 Termat dhe Kushtet e Përdorimit  |  E Drejta e Autorit dhe Lejet  |  Përgjegjësitë  |  Ruajta e Fshehtësisë