Media: Njoftime

Raportimi në Komisionin për Ekonominë dhe Financat të Kuvendit të Shqipërisë i Znj. Enkeleda Shehi, Drejtore e Përgjithshme Ekzekutive e AMF-së

27 Prill 2015

Drejtorja e Përgjithshme Ekzekutive e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Znj. Enkeleda Shehi, paraqiti sot, më 27 prill 2015, në Komisionin për Ekonominë dhe Financat, të Kuvendit të Shqipërisë, raportin mbi aktivitetin e institucionit dhe zhvillimet e tregjeve financiare që mbikëqyren nga AMF gjatë vitit 2014. Në fjalën [...]

Zhvillimet e Tregut të Sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-mars 2015

24 Prill 2015

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-mars 2015 kapën vlerën mbi 3,021 milionë lekë, ose 14.41% më shumë se në periudhën janar-mars 2014. Gjatë periudhës janar-mars 2015, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 225,337 me një rritje prej 10.08% krahasuar me periudhën [...]

Zhvillimet e Tregut me Pakicë të Letrave me Vlerë të Qeverisë për periudhën janar-mars 2015

24 Prill 2015

Volumi i tregut sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë gjatë periudhës janar-mars 2015 përbëhej nga transaksionet në instrumente afatshkurtër (bono thesari) në masën 55.55% dhe pjesa tjetër prej 44.45% ishin transaksionet në instrumente afatgjatë (obligacione). Përsa i takon numrit të transaksioneve, 71.52% e [...]

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

21 Prill 2015

Ditën e martë, datë 28.04.2015, ora 10:00, do të zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite: Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar; Miratimi i rendit të ditës; Projekt “Mbi miratimin e rregullores “Për funksionimin dhe mbajtjen e procesverbalit të [...]

Mbi publikimin e periodikut AMF nr. 81

17 Prill 2015

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka kënaqësinë të vërë në dijeni publikun, mbi publikimin e periodikut të AMF-së nr. 81, në faqen zyrtare të Internetit. Për të lexuar materialin e plotë të periodikut nr. 81 klikoni këtu. Shpresojmë që ky publikim të jetë me interes për Ju.

Zhvillimet e Tregut të Pensioneve Private Vullnetare, 31.12.2014

17 Prill 2015

Gjatë vitit 2014, në tregun e pensioneve private vullnetare ushtruan aktivitetin e tyre tre fonde pensioni. Analiza e të dhënave për tregun e pensioneve private vullnetare më 31.12.2014 tregon një total asetesh neto prej 629.15 milionë lekë dhe me një rritje prej afro 194.32 milionë lekë (44.69%) krahasuar me fundin e vitit 2013. E shprehur [...]

AMF organizon workshop të përbashkët me përfaqësues nga Komisioni i Letrave me Vlerë dhe Bursës së Maqedonisë

8 Prill 2015

Në datën 8 prill 2015 Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare organizoi workshopin “Mbikëqyrja dhe rregullimi i tregjeve të letrave me vlerë dhe fondeve të investimeve në Shqipëri" me përfaqësues nga Komisioni i Letrave me Vlerë dhe Bursës së Maqedonisë, të cilët ndodhen për një vizitë pune në [...]

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

3 Prill 2015

Në mbledhjen e datës 3 prill 2015, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendos miratimin e pasqyrave financiare të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, për vitin 2014.

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

2 Prill 2015

Ditën e premte, datë 03.04.2015, ora 10:00, do të zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite: Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar; Projekt “Mbi miratimin e pasqyrave financiare të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, për vitin 2014”.

Zhvillimet e Tregut të Sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar - shkurt 2015

25 Mars 2015

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar - shkurt 2015 kapën vlerën mbi 2,007 milionë lekë, ose 16.75% më shumë se në periudhën janar - shkurt 2014. Gjatë periudhës janar - shkurt 2015, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 141,650 me një rritje prej 5.13% krahasuar [...]