Media: Njoftime

Mbi publikimin e periodikut të AMF-së nr. 103, prill 2017

14 Maj 2017

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka kënaqësinë të vërë në dijeni publikun, mbi publikimin e periodikut të AMF-së nr. 103, prill 2017, në faqen zyrtare të Internetit. Shpresojmë që ky publikim të jetë me interes për Ju. Për të lexuar materialin e plotë të periodikut nr. 103 klikoni këtu.

Zhvillimet e Tregut të Fondeve të Investimeve, 31.03.2017

11 Maj 2017

Gjatë tremujorit të parë të vitit 2017, në tregun e fondeve të investimeve ushtruan aktivitetin e tyre tre fonde investimi, përkatësisht fondi i investimeve “Raiffeisen Prestigj”, fondi i investimeve “Raiffeisen Invest Euro” të cilat administrohen nga shoqëria “Raiffeisen Invest”dhe fondi i investimeve “Credins [...]

Zhvillimet e Tregut të Pensioneve Private Vullnetare, 31.03.2017

11 Maj 2017

Gjatë tremujorit të parë të vitit 2017, në tregun e pensioneve private vullnetare ushtruan aktivitetin e tyre tre fonde pensioni. Analiza e të dhënave për tregun e pensioneve private vullnetare më 31.03.2017 tregon një total asetesh neto prej 1,407.17 milionë lekë dhe me një rritje prej afro 88.43 milionë lekë (6.71%) krahasuar [...]

Zhvillohet takimi i përvitshëm midis autoriteteve mbikëqyrëse të Shqipërisë dhe të Austrisë, AMF dhe FMA, për mbikëqyrjen e tregut të sigurimeve

8 Maj 2017

Në vijim të bashkëpunimit për çështjet e mbikëqyrjes së tregut të sigurimeve dhe fondeve të pensioneve private ndërmjet Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) dhe Autoritetit të Tregjeve Financiare të Austrisë (FMA), një delegacion nga ky institucion zhvilloi takime pune në Tiranë në datat [...]

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i AMF-së zhvillon takimin me përfaqësues të tregjeve të mbikëqyrura

5 Maj 2017

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i AMF-së Z. Ervin Koçi zhvilloi në datat 2 dhe 3 maj 2017 takime me drejtues të subjekteve të mbikëqyrura nga AMF, që operojnë në tregun e sigurimeve, fondeve vullnetare të pensionit, bankave depozitare dhe përfaqësues të tjerë të tregjeve financiare jobankare. Duke përshëndetur [...]

INVESTITORË KUJDES!! Mos investoni në platformën online FXLIDER

28 Prill 2017

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) paralajmëron investitorët për rrezikun e investimit në platformën online http://www.fxlider.com! Mbështetur në Ligjin nr. 9879 datë 21.2.2008 “Për Titujt” dhe Vendimin nr. 55, datë 30.03.2011 ”Për njohjen e veprimtarisë së agjentit të brokerit të licencuar [...]

Për zhvillimin e testimit për vlerësues dëmesh në sigurime

28 Prill 2017

Në zbatim të nenit 227 pika 1/dh të Ligjit nr. 52/2014, datë 22.05.2014 “Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit” dhe nenit 9 të Rregullores nr. 127, datë 26.11.2015 "Mbi procedurat dhe afatet për licencimin, rinovimin, refuzimin, revokimin dhe pezullimin e licencës së vlerësuesve të dëmeve në sigurime, si [...]

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

28 Prill 2017

Në mbledhjen e datës 28 prill 2017, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi: Miratimin e prospektit të emetuesit, shoqëria “Banka Credins” sh.a., për ofertën private të emetimit të obligacioneve të konvertueshme; Miratimin e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë [...]

AMF organizon trajnimin e TAIEX mbi abuzimin e tregut dhe tregtimin e brendshëm në fushën e titujve

28 Prill 2017

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në kuadër të aplikimit të instrumentit të asistencës teknike dhe shkëmbimit të informacionit (TAIEX), organizoi në datat 26–27 prill 2017, trajnimin (Expert Mission) për legjislacionin e ri të BE-së në lidhje me abuzimet e tregut dhe tregtimin e brendshëm të titujve (Market abuse [...]

Zhvillimet e Tregut të Sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-mars 2017

25 Prill 2017

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-mars 2017 kapën vlerën mbi 3,457 milionë lekë, ose 17.62% më shumë se në periudhën janar-mars 2016. Gjatë periudhës janar-mars 2017, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 275,020 me një rritje prej 23.65% krahasuar me periudhën [...]