Media: Njoftime

Zhvillimet e Tregut me Pakicë të Letrave me Vlerë të Qeverisë për periudhën janar-mars 2017

25 Prill 2017

Volumi i tregut sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë gjatë periudhës janar-mars 2017 u dominua në masën 57.15% nga transaksionet në instrumente afatshkurtër (bono thesari) dhe pjesa tjetër prej 42.85% ishin instrumente afatgjatë (obligacione). Përsa i përket numrit të transaksioneve, 94.76% e të gjitha transaksioneve [...]

Shpallje e rezultatit të testimit për broker në sigurime

25 Prill 2017

Në zbatim të Rregullores nr. 48, datë 30.06.2015 “Për kriteret, procedurat dhe afatet e licencimit, si dhe rastet e refuzimit të licencës për të ushtruar veprimtari brokerimi në sigurime”, Komisioni i Testimit për “Broker në Sigurime”, i krijuar në bazë të Urdhrit nr. 66, datë 07.04.2017, të Nëndrejtorit [...]

Mbi Zhvillimin e Mbledhjes së Grupit Këshillimor të Stabilitetit Financiar (GKSF)

19 Prill 2017

Në datën 18 prill 2017 u zhvillua mbledhja e radhës e Grupit Këshillimor të Stabilitetit Financiar (GKSF). Në këtë mbledhje merrnin pjesë Ministri i Financave, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Kryetari i Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit të [...]

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

18 Prill 2017

Në mbledhjen e datës 14 prill 2017, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi: Miratimin e Raportit Vjetor të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare  për vitin 2016; Miratimin e pasqyrave financiare të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për vitin 2016.

Mbi publikimin e periodikut të AMF-së nr. 102, mars 2017

14 Prill 2017

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka kënaqësinë të vërë në dijeni publikun, mbi publikimin e periodikut të AMF-së nr. 102, mars 2017, në faqen zyrtare të Internetit. Shpresojmë që ky publikim të jetë me interes për Ju. Për të lexuar materialin e plotë të periodikut nr. 102 klikoni këtu.

Zhvillimet e Tregut të Pensioneve Private Vullnetare, 31.12.2016

14 Prill 2017

Gjatë vitit 2016, në tregun e pensioneve private vullnetare ushtruan aktivitetin e tyre tre fonde pensioni. Analiza e të dhënave për tregun e pensioneve private vullnetare më 31.12.2016 tregon një total asetesh neto prej 1,318.74 milionë lekë dhe me një rritje prej afro 390.00 milionë lekë (41.99%) krahasuar me fundin e vitit 2015. E shprehur [...]

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

13 Prill 2017

Ditën e premte, datë 14 prill 2017, ora 13:00, do të zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite: Miratimi i rendit të ditës; Projekt “Për miratimin e Raportit Vjetor të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare  për vitin 2016”; Projekt “Për miratimin [...]

Kuvendi i Shqipërisë miraton emërimin e Z. Ervin Koçi në detyrën e anëtarit të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare që do të mbajë funksionin e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv

7 Prill 2017

Kuvendi i Shqipërisë, në seancën plenare të datës 6 prill 2017, miratoi me vendimin nr. 37/2017, emërimin e Z. Ervin Koçi në detyrën e anëtarit të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, që do të mbajë funksionin e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv. Për më shumë informacione [...]

AMF certifikon aktuarët e rinj

7 Prill 2017

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare certifikoi me datë 6 prill 2017, nëntë aktuarë të rinj të cilët përfunduan programin afatgjatë të kualifikimit profesional për aktuar. Programi mësimor i këtij trajnimi ishte në përputhje me programin e Shoqatës Ndërkombëtare të Akuarëve (IAA) dhe u bazua në [...]

Lista e aplikantëve për testimin për brokera në sigurime

6 Prill 2017

Në zbatim të nenit 6 të Rregullores nr. 48, datë 30.06.2015 “Për kriteret, procedurat dhe afatet e licencimit, si dhe rastet e refuzimit të licencës për të ushtruar veprimtari brokerimi në sigurime” Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, pas shqyrtimit të kërkesave dhe dokumentacionit përkatës, njofton se lista e [...]