Bordi

Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare është organi më i lartë drejtues dhe vendimmarrës. Bazuar në Ligjin nr. 9572, datë 03.07.2006 "Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare" i ndryshuar, ai është një organ kolegjial i përbërë nga 5 anëtarë, dy prej të cilëve, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv dhe Nëndrejtori Ekzekutiv janë anëtarë ekzekutivë me kohë të plotë, ndërsa Kryetari dhe dy anëtarë të tjerë janë anëtarë joekzekutivë. Mandati i çdo anëtari Bordi është 5 vjet. Anëtarët e Bordit emërohen nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë sipas një procedure të përcaktuar në ligj.
Aktualisht, Bordi i AMF-së përbëhet nga:
Olsi | ÇOKU | Kryetar (emëruar më 08.03.2021) |
Ervin | METE | Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv (emëruar më 28.05.2020) |
Mimoza | KAÇI | Nëndrejtor Ekzekutiv (emëruar më 07.10.2020) |
Idlir | GJATA | Anëtar (emëruar më 25.01.2018) |
Deniz | DERALLA | Anëtar (emëruar më 03.04.2019) |