Fusha e Aktivitetit:
Shoqëri për ofrimin e shërbimeve të investimit: Marrja dhe transmetimi i urdhrave; Ekzekutimi i urdhrave në emër të klientëve; Tregtim për llogari të vet; Administrimi i portofolit; Këshillimi dhe dhënia e rekomandimeve për investime; Nënshkrimi i instrumenteve financiare dhe/ose hedhja në treg e instrumenteve financiare në bazë të angazhimit në transaksion; Hedhja në treg e instrumenteve financiare pa angazhim shitjeje. Për këto instrumente financiare: titujt e transferueshëm; instrumentet e tregut të parasë; kuotat e sipërmarrjeve të investimeve kolektive; marrëveshjet e shkëmbimit (swap), kontratat që paracaktojnë normën e interesit në të ardhmen dhe çdo kontratë tjetër derivative lidhur me tituj, monedha, norma interesi ose kthimi (yields), të cilat mund të shlyhen fizikisht ose me para; marrëveshjet e shkëmbimit (swap), kontratat e shitjes në të ardhmen me çmim të paracaktuar (forwards),që duhet të shlyhen në para ose që mund të shlyhen në para me zgjedhjen e njërës prej palëve, duke përjashtuar rastet e zgjidhjes së kontratës për mospërmbushje ose për ndonjë arsye tjetër; marrëveshjet e shkëmbimit (swap), që mund të shlyhen fizikisht me kusht që të tregtohen në një treg të rregulluar, në një platformë shumëpalëshe tregtimi, ose në një platformë të organizuar tregtimi, me përjashtim të produkteve energjetike të tregtuara me shumicë në një platformë të organizuar tregtimi, të cilat duhet të shlyhen fizikisht; marrëveshjet e shkëmbimit (swap), që mund të shlyhen fizikisht e që nuk janë përmendur në pikën më sipër, të cilat nuk mbahen për qëllime tregtare, por kanë karakteristikat e instrumenteve të tjera financiare derivative; marrëveshjet e shkëmbimit (swap), kontratat që paracaktojnë normat e interesit në të ardhmen, e cila duhet të shlyhet me para ose mund të shlyhet me para me zgjedhjen e njërës prej palëve, duke përjashtuar rastin e zgjidhjes së kontratës për mospërmbushje apo ngjarje tjetër, duke mbajtur parasysh, ndër të tjera, nëse tregtohen në një treg të rregulluar, platformë të organizuar tregtimi ose platformë shumëpalëshe tregtimi.
Shoqëri për ofrimin e shërbimit ndihmës: Ruajtja dhe administrimi i instrumenteve financiare në emër të klientëve; Dhënia e kredive ose e huave një investitori për t’i dhënë mundësi të kryejë një transaksion me një ose më shumë instrumente financiare, ku shoqëria që jep kredinë ose huanë, ose një subjekt tjetër i lidhur me të, është e përfshirë në transaksion; Këshillimi i shoqërive tregtare në lidhje me strukturën e kapitalit, strategjinë industriale dhe çështjet e lidhura me to, këshillimi e ofrimi i shërbimeve për bashkimin dhe blerjen e shoqërive tregtare; Shërbimet e këmbimit valutor kur këto janë të lidhura me ofrimin e shërbimeve të investimit në tituj; Identifikimi i investimeve dhe kryerja e analizave financiare lidhur me to ose ofrimi i formave të tjera të rekomandimeve të përgjithshme në lidhje me transaksionet me instrumente financiare; Shërbimet e lidhura me dhënien e angazhimeve për blerjen e titujve.