Bordi

Funksionet e Bordit të AMF-së, parashikohen në Ligjin Nr. 9572, datë 03.7.2006 "Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare", i ndryshuar.

Kompetencat e Bordit përcaktohen në nenin 14, të këtij ligji. Në mbështetje të këtij neni, Bordi i Autoritetit:

  • Miraton politikat e licencimit, të rregullimit dhe të mbikëqyrjes, për të nxitur zhvillimin e tregjeve financiare që mbikëqyren nga Autoriteti, sipas përcaktimeve të këtij ligji dhe të legjislacionit në fuqi;
  • Miraton rregullat, rregulloret, vendimet dhe udhëzimet për mbikëqyrjen dhe rregullimin e institucioneve e personave që ushtrojnë veprimtari në tregjet financiare që mbikëqyren nga Autoriteti, si dhe udhëzues për interpretimin dhe zbatimin e ligjeve, sipas përcaktimeve të këtij ligji e të legjislacionit në fuqi;
  • Miraton strategjitë, politikat dhe rregulloret e administrimit të përgjithshëm të Autoritetit, politikën e investimit në depozitat bankare apo në titujt e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, si dhe përcakton mënyrat dhe procedurat e përdorimit të mjeteve financiare për realizimin e veprimtarisë së Autoritetit;
  • Ushtron të gjitha kompetencat e tjera të përcaktuara në nenin 14 të ligjit.