Programi i Transparencës
Hyrje
Rreth autoritetit
Kuadri ligjor rregullator
Tekstet e plota
E drejta për t'u informuar dhe për t'u ankuar
Mekanizmat kontrollues dhe monitorues që veprojnë mbi AP
Informacion mbi buxhetin dhe të dhënat financiare të AP
Informacion për procedurat e prokurimit/procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat
Shërbimet që ofrohen nga AP
Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime lidhur me procesin e hartimit të akteve ligjore/nënligjore, politikave publike apo në lidhje me ushtrimin e funksioneve të AP duhet shtuar si informacion
Sistemi i mbajtjes së dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve
Ndihma shoqërore/subvencione të dhëna nga AP
Informacioni/dokumente që kërkohen më shpesh dhe ato që gjykohen të dobishme për publikim nga AP
Hyrje
Bazuar në nenin 7 të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit” (në vijim “LDI”), Autoriteti Publik (në vijim “AP”) duhet të publikojë Programin e Transparencës (në vijim “PT”) të miratuar nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (në vijim “Komisioneri”). AP duhet të publikojë informacion sipas veprimtarisë së tij funksionale, si dhe të rishikojë e përditësojë PT në çdo rast të ndryshimit të aktivitetit institucional, kuadrit ligjor rregullator apo çdo elementi tjetër që ka lidhje me transparencën proaktive.
Në PT janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë: i plotë, i saktë, i përditësuar, i thjeshtë në konsultim, i kuptueshëm, lehtësisht i aksesueshëm dhe i pajtueshëm me dokumentat origjinale në posedim të A.P. Gjithashtu, përpara publikimit të informacionit, AP duhet të vlerësojë nëse ka ndonjë kufizim ligjor për publikim.
Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga AP. Në programin e transparencës janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik, mënyra e publikimit, si dhe parashikimet ligjore prej të cilave lind detyrimi për publikim. Në publikimin e informacionit, AP duhet të mbajnë parasysh interesin e publikut si dhe të mundësojnë aksesimin lehtësisht në informacionin publik.
Rreth Autoritetit
Struktura organizative/Organigrama-
Informacioni i kërkuar gjendet në faqen zyrtare Faqe Kryesore - AMF- Rreth AMF- Struktura Organizative
Struktura e pagave
Informacioni gjendet tek materiali i skanuar: Udhëzim i Pagave korrik 2015
Funksionet dhe detyrat e A.P:
Të përcaktuara në rregulloren “Për Organizimin, funksionimin dhe përshkrimin e detyrave” miratuar me Vendimin e Bordit nr. 109, datë 29.07.2020
CV-të dhe pagat e nënpunësve që janë subjekt deklarimi sipas ligjit, përfshirë dhe anëtarët e kabinetit të titullarit të AP, përshkrim të procedurës së zgjedhjes, kompetencat dhe detyrat e tyre:
Informacioni i kërkuar gjendet në faqen zyrtare Faqe Kryesore-Media-Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv
Informacioni i kërkuar gjendet në faqen zyrtare Faqe Kryesore-AMF- Bordi- Përbërja
Lista në bazë të strukturës organike sipas funksioneve të subjekteve që mbartin detyrim për deklarim të interesave private
-
Procedura që ndjekin funksionarët e lartë të AP për të marrë vendime-
Sipas parashikimet ligjore:
i. Nenet 4-18, të Ligjit nr. 9572, datë 03.07.2006 "Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare", i ndryshuar; dhe
ii. sipas Rregullores për funksionimin dhe mbajtjen e procesverbalit të mbledhjes së bordit të AMF-së
-
Procedurat dhe mekanizmat për të bërë kërkesë dhe ankesë që lidhen me veprimet ose mosveprimet e AP ( Përfshirë adresën postare/elektronike për depozitimin e kërkesave dhe ankesave - Afatet dhe mënyrën e kthimit të përgjigjeve)-
i. Të gjitha kërkesat për informacion apo ankesat mund të depozitohen sipas kontakteve të publikuara në faqen zyrtare të Autoriteti të Mbikëqyrjes Financiare në menunë "Kontakt", në Adresë postare ose nëpërmjet Adresë e-maili;ose
ii. nëpërmjet sistemit elektronik të kërkesave dhe përgjigjeve nëpërmjet portalit “Pyet shtetin” i cili funksionon edhe pranë AMF. https://regjistri.pyetshtetin.al/home
iii. Kërkesa për informim/ankesat bëhen me shkrim dhe dërgohen dorazi, me postë ose me postë elektronike, duke paraqitur saktë identitetin e kërkuesit dhe nënshkrimin e tij.
Autoriteti publik trajton kërkesën për informim, duke parashtruar informacionin e kërkuar sa më shpejt që të jetë e mundur, por jo më vonë se 10 ditë pune nga dita e dorëzimit të saj, përveç rasteve kur ligji i posaçëm parashikon ndryshe.
Kur autoriteti publik që merr kërkesën për informim ia dërgon atë një autoriteti tjetër, ai kthen përgjigje jo më vonë se 15 ditë pune nga dita e mbërritjes së kërkesës në autoritetin e parë.
Afati i parashikuar në pikat 1 dhe 2, të këtij neni, mund të zgjatet me jo më shumë se 5 ditë pune.iv. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare në kuadër të mbrojtjes së konsumatorit informon se pranë tij funksionon njësia për trajtimin e ankesave të personave të siguruar dhe investitorëve. Kjo strukturë trajton në mënyrë të paanshme, me profesionalizëm dhe brenda afateve të gjitha ankesat, si dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi ia kthen për rishqyrtim subjekteve të tregjeve nën mbikëqyrje, çështjen e ankimuar. Depozito Ankesën Online
Informacioni i kërkuar gjendet në faqen zyrtare, Faqe Kryesore- AMF- Rreth AMF- Përshkrim i Shkurtër
Nr. | Institucioni | Funksioni | StatusN.Civil/apo Kod Pune | Kategoria e pagës | Nr. gjithsej i pozicioneve sipas strukturës |
---|---|---|---|---|---|
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare | |||||
Kryetar i Bordit | Mandatuar nga Kuvendi i Shqipërisë | 1. | |||
Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv | Mandatuar nga Kuvendi i Shqipërisë | 1. | |||
Nëndrejtor Ekzekutiv | Mandatuar nga Kuvendi i Shqipërisë | 1. | |||
Anëtar Bordi | Mandatuar nga Kuvendi i Shqipërisë | 2. | |||
Drejtor Departamenti | Kodi i Punës R. SH | klasa I | 5. | ||
Drejtor Drejtorie | Kodi i Punës R. SH | klasa II | 14. | ||
Drejtor Kabineti | Kodi i Punës R. SH | klasa II | 1. | ||
Këshilltar | Kodi i Punës R. SH | klasa II | 2. | ||
TOTALI | 27. |
Sistemi i pagave në AMF bazohet në Udhëzimin “Për nivelin dhe strukturën e pagave, si dhe shpërblimeve të punonjësve të Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv, Nëndrejtorit Ekzekutiv dhe shpërblimin e anëtarëve joekzekutivë të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare”, miratuar me Vendimin e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare nr. 108, datë 29.07.2020.
Procedura e zgjedhjes përcaktohet tek ligji nr. 9572, datë 03.07.2006 “Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare”, i ndryshuar, si dhe në rregulloren “Për Organizimin, funksionimin dhe përshkrimin e detyrave” miratuar me Vendimin e Bordit nr. 109, datë 29.07.2020
Kuadri ligjor
-
Legjislacion ndërkombëtar
Informacioni i kërkuar gjendet në faqen zyrtare , http://www.amf.gov.al - Faqe Kryesore - Direktiva & Rregullore të BE-së
Legjislacion kombëtar
Informacioni i kërkuar gjendet në faqen zyrtare , http://www.amf.gov.al - Faqe Kryesore - Legjislacioni-Ligje
Akte nënligjore
Informacioni i kërkuar gjendet në faqen zyrtare , http://www.amf.gov.al - Faqe Kryesore - Legjislacioni Akte Nënligjore
Rregullore
Informacioni i kërkuar gjendet në faqen zyrtare , http://www.amf.gov.al - Faqe Kryesore - Legjislacioni Akte Nënligjore
Kodi i sjelljes
Informacioni i kërkuar gjendet në faqen zyrtare , http://www.amf.gov.al - Faqe Kryesore - Legjislacioni Akte Nënligjore Kodi i Etikës
Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit.
Strategji
Informacioni i kërkuar gjendet në faqen zyrtare , http://www.amf.gov.al - Faqe Kryesore - Publikime- Strategjia
Raport vjetor
Informacioni i kërkuar gjendet në faqen zyrtare , http://www.amf.gov.al - Faqe Kryesore - Publikime- Raporti Vjetor
Manuale/dokument politikash, që ka lidhje me funksionet e AP dhe që prek publikun
Informacioni i kërkuar gjendet në faqen zyrtare , http://www.amf.gov.al - Faqe Kryesore - Publikime- Dokument Politikash
E drejta për t'u informuar dhe për t'u ankuar
-
Koordinatori/Emri mbiemri, E-mail, Nr. i gjelbër, Tel, Adresa, Orari
Koordinatori për të drejtën e Informimit:
Z. Emin Lusha
Email: [email protected]
Adresa: Rruga "Dora D'istria", Nr.10, P.O. Box 8363, Tiranë
Orari: E hënë - E enjte 08:00 - 16:30
E premte 08:00 - 14:00 Format kërkese / Shpjeguese (Hapat që duhet të ndiqen për të bërë një kërkesë për informim)
Kërkesa për informim bëhet me shkrim dhe dërgohet dorazi, me postë ose me postë elektronike, duke paraqitur saktë identitetin e kërkuesit dhe nënshkrimin e tij.
Kërkesa për informim duhet të përmbajë:
a) emrin dhe mbiemrin e kërkuesit;
b) adresën postare ose elektronike ku kërkohet të dërgohet informacioni;
c) përshkrimin e informacionit që kërkohet;
ç) formatin në të cilin preferohet informacioni;
d) çdo të dhënë që kërkuesi gjykon se mund të ndihmojë në identifikimin e informacionit të kërkuar.Format kërkesat:
Format për rishikimin e dokumentave të klasifikuara dhe shtyrjen e afatit
Format ankese / Shpjeguese (Procedura e ankimit tek Komisioneri)
Nëse jeni të pakënaqur me mënyrën se si kërkesa juaj për informacion është trajtuar, ju keni të drejtë ligjore për të bërë ankesë. Nëse ju keni bërë një kërkesë me shkrim dhe nuk keni marrë përgjigje ose jeni të pakënaqur me përgjigjen e marrë nga Autoriteti ju keni të drejtë të ankoheni administrativisht brenda 30 ditëve. Ju mund të ankoheni pranë Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Ankesat i drejtohen Komisionerit me shkrim, duke plotësuar formularin e ankesës të cilin e gjeni të shkarkueshme këtu.
Formulari i ankesës duhet të jetë i plotësuar në të gjitha pikat. Në rastet kur informacioni i kërkuar përmban të dhëna personale, kërkohet dokumenti i identifikimit të kërkuesit. Formulari i ankesës duhet të shoqërohet me formularin e kërkesës për informim drejtuar Autoritetit publik, si dhe recetën postare ose emailin drejtuar Autoritetit Publik
Mekanizmat kontrollues dhe monitorues që veprojnë mbi AP
-
Rezolutë e Kuvendit të Shqipërisë 2019, sipas vitit koherent.
Informacioni kërkuar gjendet në faqen zyrtare , https://www.amf.gov.al - Faqe Kryesore -Rezolutë e Kuvendit të Shqipërisë .
Planet strategjike të punës
-
Informacioni i kërkuar gjendet në faqen zyrtare , Faqe Kryesore - Publikime- Strategjia
-
Planet strategjike të punës parashikohen dhe në planin vjetor për vitin 2020.
-
Raporte monitorimi/auditimi (p.sh:KLSH)
Informacioni i kërkuar gjendet në faqen zyrtare , https://www.amf.gov.al - Faqe Kryesore - Bordi-Auditimi –KLSH- Raporte monitorimi dhe auditimi.
Informacioni i kërkuar gjendet në faqen zyrtare , https://www.amf.gov.al - Faqe Kryesore - Raporti përfundimtar i Auditimit të Performancës 2018
Dokumente të tjera që përmbajnë tregues të performancës së AP.
Informacioni i kërkuar gjendet në faqen zyrtare , https://www.amf.gov.al - Faqe Kryesore - Publikime - Raporti Vjetor
Informacion mbi buxhetin dhe të dhënat financiare të AP
-
Buxheti, plani i shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara.
Informacioni i kërkuar gjendet në faqen zyrtare sipas linkut Buxheti (në vite) si dhe
Në formatin (PDF) bashkëlidhur Buxheti 2021
Raport vjetor për zbatimin e buxhetit dhe anekset.
Në faqen zyrtare në menunë "Publikime - Raporti Vjetor" , Letra për drejtim, Pasqyra Financiare.
Donacione, sponsorizime (Jashtë fushëveprimit)
Dokumente që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara.
Në faqen zyrtare në menunë "Publikime - Raporti Vjetor"
Shënim: Në ato raste kur autoriteti publik vetëfinancohet nga tarifat e licencave ose çdo formë tjetër e financimit të drejtpërdrejtë nga subjektet e rregulluara prej tij, bëhen publike edhe dokumentet që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara.
Informacion për procedurat e prokurimit/procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat
-
Lista e kontratave të lidhura (përfshirë shumën e kontraktuar, palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve)
Në faqen zyrtare - http://www.app.gov.al/ Regjistri i parashikimeve të prokurimit publik
Në webin- app.gov.al, në faqen kryesore “Rregjistri i parashikimeve”Regjistri i realizimeve të prokurimit publik
Në webin- app.gov.al, në faqen kryesore “Rregjistri i realizimeve”-
Informacion mbi zbatimin dhe monitorimin e kontratave, si dhe udhëzues e politika të ndryshme
Në faqen zyrtare - http://www.app.gov.al/
Shërbimet që ofrohen nga AP
-
Lista e Shërbimeve* që ofron AP, përfshirë:
Në faqen zyrtare në menunë "AMF - Qendra e Informacionit Verifikoni policën tuaj të sigurimit të detyrueshëm motorik
Në faqen zyrtare në menunë "Mbrojtja e Konsumatorit - Verifikoni Historikun e Dëmeve të Mjetit"
Në faqen zyrtare në menunë "Mbrojtja e Konsumatorit" Verifikoni Statusin e Dosjes së Dëmit"
Në faqen zyrtare në menunë "Mbrojtja e Konsumatorit - Trajtimi i ankesave të konsumatorëve"
Tarifat përkatëse (nëse ka)
- Informacionin e plotë mund ta gjeni në Rregulloren nr. 155, datë 23.12.2014 “Për përcaktimin e elementëve të përllogaritjes dhe nivelet e tarifave që u ngarkohen subjekteve të mbikëqyrura, si dhe procedurat e arkëtimit dhe rakordimit të tyre”
Formular aplikimi
-
Afati kohor
Në faqen zyrtare në menunë "Regjistri i të Licencuarve - Formularë Aplikimi" mund të gjeni: formularët e aplikimit dhe afatin kohor. Formularë Aplikimi:
-
Procedurë ankimimi
Licencimet/ refuzimet miratohen nga Bordi i Autoritetit me vendim. Bazuar në nenin 14 të ligjit Nr. 9572, datë 3.7.2006 “Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare”, vendimet e marra nga bordi i Autoritetit janë objekt ankimi në gjykatë. -
Standardet për cilësinë e shërbimit
Shënim: Lëshim dokumentacioni/Leje/Licenca/Autorizime etje. (Jashtë veprimtarisë)
Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime lidhur me procesin e hartimit të akteve ligjore/nënligjore, politikave publike apo në lidhje me ushtrimin e funksioneve të AP duhet shtuar si informacion
-
Njoftimi dhe konsultimi publik
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare njofton publikisht politikat dhe praktikat që ndjek për zbatimin e dispozitave ligjore dhe nënligjore, si dhe arsyet e ndryshimit të tyre. Ato bëhen publike në faqen zyrtare www.amf.gov.al.
Pas përfundimit të procesit të hartimit të projekt aktit, ato publikohen në faqen zyrtare për konsultim publik në menunë "Legjislacioni - Projekt-Akte". Komente/Rekomandime/Opinione të palëve të interesuara/grupe interesi
Këtë informacion mund ta gjeni në faqen zyrtare - Faqe Kryesore - menu Publikime - rubrika PeriodikuShqyrtimi i komenteve dhe rekomandimeve
-
Raportet vjetore për transparencën në procesin e vendimmarrjes
Këtë informacion mund ta gjeni në faqen zyrtare - Faqe Kryesore - menu Publikime - rubrika Raporti Vjetor -
Procedura/mekanizma për të dhënë mendime lidhur me hartimin e politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të AP.
AMF bashkëpunon dhe mban komunikim të vazhdueshëm me institucionet ndërkombëtare dhe kombëtare, si psh. ministritë e linjës, Banka e Shqipërisë, shoqëritë që operojnë në tregun e sigurimeve, tregun e kapitaleve dhe fondeve të investimit dhe pensioneve private vullnetare, si dhe shoqata të ndryshme (shoqatat që mbledhin operatorët e tregut, dhomat e tregtisë etj,) për të identifikuar nevojat për përmirësimin e kornizës rregullatore apo veprimeve të ndryshme që mund të ndërmarrë AMF për të zhvilluar tregun.
Për të dhënë mendime lidhur me hartimin e politikave publike, AMF bashkërendon veprimet me Grupin Këshillimor të Stabilitetit Financiar (GKSF) i cili është krijuar në zbatim të përcaktimeve të nenit 30, të ligjit nr. 9572, datë 03.07.2006 "Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare".
GKSF është një njësi këshillimore e cila asiston në zhvillimin e politikave të përbashkëta, në bashkëpunimin dhe bashkërendimin e veprimeve të anëtarëve të këshillit sa herë që është e nevojshme të kryhen inspektime në subjektet e mbikëqyrura; në ruajtjen, stabilitetin dhe zhvillimin e tregjeve financiare në Republikën e Shqipërisë; në përmirësimin dhe rritjen e efikasitetit të kontrollit mbi pjesëmarrësit e tregjeve financiare si dhe siguron shkëmbimin e informacionit ndërmjet anëtarëve të grupit.
GKSF i bën secilit prej përfaqësuesve rekomandime dhe propozime, që kanë si qëllim përmirësimin e praktikave të plotësimit dhe zgjerimit të infrastrukturës ligjore për tregjet financiare.
Anëtarë të GKSF-së janë:
Ministri i Financave;
Kryetari i Bordit të Autoritetit;
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë.Në lidhje me iniciativën legjislative për hartimin e ligjeve Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare bashkëpunon më Ministrinë e Financave, për plotësimin e paketës ligjore,
a)hartimin e Vlerësimit të Ndikimit (RIA),
b) relacioneve shoqëruese si dhe
c) projekligji.Një nga objektivat e AMF është rregullimi i veprimtarisë së subjekteve të mbikëqyrura, nëpërmjet hartimit të akteve të, të parashikuara nga ky ligj dhe nga ligjet e fushës, si dhe botimin e udhëzimeve e materialeve shpjeguese. Këtë objektivë e ushtron nëpërmjet miratimit në Bord të rregullave, rregulloreve, vendimeve dhe udhëzimeve për mbikëqyrjen dhe rregullimin e institucioneve e personave që ushtrojnë veprimtari në tregjet financiare që mbikëqyren nga Autoriteti, si dhe udhëzues për interpretimin dhe zbatimin e ligjeve.
Emër mbiemër të koordinatorit për konsultimin publik, adresë postare/elektronike
Person kontakti per raportimin e veprimtarive me karakter publik
z. Edvin Peçi
[email protected]
Sistemi i mbajtjes së dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
-
Lista e dokumenteve që administrohen nga AP me afatet e ruajtjes
Sipas Ligjit nr.9154, datë 06.11.2003, “Për Arkivat”
Sipas urdhrit nr. 10, datë 12.01.2021 “Për njesimin e dokumentit administrativ” të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare
Për informacione më të detajuar mund të gjeni informacion në faqen zyrtare në Protokoll /Arkiva
Formën e dokumenteve/informacioneve (elektronik, kopje fizike, audio, video, foto)
Sipas rregullave të përcaktuara në Protokoll /Arkiva
Si dhe në zbatim të urdhrit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, nr. 10, datë 12.01.2021 “Për njesimin e dokumentit administrativ” për zbatim nga stafi i AMF-së.
Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve
-
Regjistri i Kërkesave dhe përgjigjeve i përditësuar (sipas Modelit të Regjistrit të miratuar nga Komisioneri)
Regjistri i Kërkesave dhe Ankesave, datë 08.04.2024
Regjistri i Kërkesave dhe Ankesave, datë 04.03.2024
Regjistri i Kërkesave dhe Ankesave, datë 02.02.2024
Regjistri i Kërkesave dhe Ankesave, datë 04.01.2024
Regjistri i Kërkesave dhe Ankesave, datë 07.12.2023
Regjistri i Kërkesave dhe Ankesave, datë 02.10.2023
Regjistri i Kërkesave dhe Ankesave, datë 03.07.2023
Regjistri i Kërkesave dhe Ankesave, datë 04.04.2023
Regjistri i Kërkesave dhe Ankesave, datë 16.01.2023
Regjistri i Kërkesave dhe Ankesave, datë 12.12.2022
Regjistri i Kërkesave dhe Ankesave, datë 25.08.2022
Regjistri i Kërkesave dhe Ankesave, datë 10.01.2022
Regjistri i Kërkesave dhe Ankesave, datë 05.11.2021
Regjistri i Kërkesave dhe Ankesave, datë 21.10.2021
Regjistri i Kërkesave dhe Ankesave, datë 11.06.2021
Regjistri i Kërkesave dhe Ankesave, datë 21.04.2021
Regjistri i Kërkesave dhe Ankesave, datë 22.01.2021
Regjistri i Kërkesave dhe Ankesave, datë 16.11.2020
Regjistri i Kërkesave dhe Ankesave, datë 10.06.2020
Regjistri i Kërkesave dhe Ankesave, datë 24.02.2020
Regjistri i Kërkesave dhe Ankesave, datë 16.11.2019
Regjistri i Kërkesave dhe Ankesave, datë 24.10.2019
Regjistri i Kërkesave dhe Ankesave, datë 26.06.2019
Regjistri i Kërkesave dhe Ankesave, datë 24.04.2019
Regjistri i Kërkesave dhe Ankesave, datë 28.12.2018
Regjistri i Kërkesave dhe Ankesave, datë 17.05.2018
Regjistri i Kërkesave dhe Ankesave, datë 22.02.2018
Regjistri i Kërkesave dhe Ankesave, datë 12.02.2018
Regjistri i Kërkesave dhe Ankesave, datë 24.01.2018
Regjistri i Kërkesave dhe Ankesave, datë 28.12.2017
Regjistri i Kërkesave dhe Ankesave, datë 31.08.2017
Regjistri i Kërkesave dhe Ankesave, datë 03.08.2016
Regjistri i Kërkesave dhe Ankesave, datë 04.05.2016
Regjistri i Kërkesave dhe Ankesave, datë 06.10.2015
Regjistri i Kërkesave dhe Ankesave, kërkesë Bashkia Durrës datë 03.09.2015
Regjistri i Kërkesave dhe Ankesave, kërkesë me email datë 12.05.2015
Ndihma shoqërore/subvencione të dhëna nga AP
-
Ndihma shoqërore/subvencioneve të dhëna nga AP
Punonjësit e Autoritetit kanë kontribuar duke mbështetur financiarisht rindërimin e njërës prej shtëpive të dëmtuara nga tërmeti i 26 nentorit 2019, në njësinë administrative të Baldushkut.
Në kushtet e pandemisë së shkaktuar nga virusi COVID-19, dhe të shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore, drejtuesit e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare kontribuan vulnetarisht në Fondin anti Covid -19, duke shprehur solidaritetin dhe ndihmesën e tyre në përballimin e kësaj situate të vështirë.
Në kuadër të ndjeshmërisë dhe reagimit qytetar, punonjësit e Autoritetit në muajin dhjetor 2020, në pragun e festave të fundvitit, përmes Qendrës Sociale “Strehëza Tiranë” kanë kontribuar financiarisht në baza vullnetare për të ofruar ndihmë dhe përkujdesje të pastrehëve dhe atyre pa përkrahje sociale, duke ndihmuar në përmirësimin e shërbimeve të higjenës dhe kushteve të jetesës.
Kategoritë dhe format e ndihmës shoqërore/subvencioneve
Nuk është në veprimtarinë e APProcedura për të përfituar ndihmën shoqërore/subvencionet dhe dokumentacioni përkatës për aplikim
Nuk është në veprimtarinë e APProcedura e ankimimit
Nuk është në veprimtarinë e APKërkesat dhe përgjigjet nga portali Pyet Shtetin
Informacioni/dokumente që kërkohen më shpesh dhe ato që gjykohen të dobishme për publikim nga AP
-
Lista e Shërbimeve* që ofron AP, përfshirë:
Në faqen zyrtare në menunë "AMF - Qendra e Informacionit Verifikoni policën tuaj të sigurimit të detyrueshëm motorik (e linkuar)
Në faqen zyrtare në menunë "Mbrojtja e Konsumatorit - Verifikoni Historikun e Dëmeve të Mjetit"(e linkuar)
Në faqen zyrtare në menunë "Mbrojtja e Konsumatorit" Verifikoni Statusin e Dosjes së Dëmit" (e linkuar)
Në faqen zyrtare në menunë "Mbrojtja e Konsumatorit - Trajtimi i ankesave të konsumatorëve" (e linkuar)
Tarifat përkatëse (nëse ka)
- Informacionin e plotë mund ta gjeni në Rregulloren nr. 155, datë 23.12.2014 “Për përcaktimin e elementëve të përllogaritjes dhe nivelet e tarifave që u ngarkohen subjekteve të mbikëqyrura, si dhe procedurat e arkëtimit dhe rakordimit të tyre”
Formular aplikimi
-
Afati kohor
Në faqen zyrtare në menunë "Regjistri i të Licencuarve - Formularë Aplikimi" mund të gjeni: formularët e aplikimit dhe afatin kohor. Formularë Aplikimi:
-
Procedurë ankimimi
Licencimet/ refuzimet miratohen nga Bordi i Autoritetit me vendim. Bazuar në nenin 14 të ligjit Nr. 9572, datë 3.7.2006 “Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare”, vendimet e marra nga bordi i Autoritetit janë objekt ankimi në gjykatë. -
Standardet për cilësinë e shërbimit
Shënim: Lëshim dokumentacioni/Leje/Licenca/Autorizime etje. (Jashtë veprimtarisë)