17 Shtator 2008

Mbi publikimin e Raportit të Mbikëqyrjes 2007, të AMF

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, ka kënaqësinë t'ju prezantojë një publikim të ri, Raportin e Mbikëqyrjes 2007, i cili realizohet për herë të parë nga Institucioni ynë.

Kërkesat gjithnjë e në rritje të tregut për informacion të specializuar me karakter financiar, dinamika e zhvillimit të tij, si dhe forcimi i transparencës nga ana e AMF në komunikimin me publikun, kanë qenë ndër faktorët kryesorë në hartimin e këtij publikimi, në thelb të së cilit, është informacioni statistikor - financiar i detajuar dhe tepër i strukturuar. Një strukturim i tillë do të plotësojë vakumin e deritanishëm për informacion me karakter tekniko - financiar. Kështu, përveç  testeve IRIS për tregun, të dhënave makro dhe informacionit tekniko-financiar për tregun e Jetës dhe të Jo Jetës, një vend të rëndësishëm zënë dhe treguesit tekniko-financiarë të disa prej portofoleve me peshë më të rëndësishme, me qëllim analizimin e tendencave në vite. Përdoruesit e këtij publikimi mendohet të jenë të shumtë, duke filluar që nga vetë operatorët e tregut, investitorët e huaj, analistët e ndryshëm dhe deri për qëllime akademike.

Shpresojmë, që ky publikim t'i përgjigjet nevojave të publikut të gjerë dhe të shërbejë si pikë nisje për forcimin e mëtejshëm të transparencës në kuadrin e mbikëqyrjes së tregut të sigurimeve.





Për të lexuar mbi gjëndjen financiare të tregut të sigurimeve gjatë vitit 2007, mund të klikoni këtu

Për të lexuar tekstin e plotë të publikimit të Raportit të Mbikëqyrjes, në versionin XLS, mund të klikoni këtu

Për të lexuar tekstin e plotë të publikimit të Raportit të Mbikëqyrjes, në versionin PDF, mund të klikoni këtu