25 Shkurt 2014

Zhvillimet e Tregut të Sigurimeve në Shqipëri për muajin janar 2014

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për muajin janar 2014 arritën rreth 990 milionë lekë, ose 31.35% më shumë se në muajin janar 2013. Gjatë muajit janarit 2014, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 72,898 me një ulje prej 11.21% krahasuar me muajin janar të një viti më parë. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën rreth 86.39% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë sigurimet e Jetës me rreth 12.71% dhe veprimtarinë e Risigurimit me rreth 0.91%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 51.97% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 48.03% të totalit të tregut.

Gjatë muajit janar 2014, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në mbi 201 milionë lekë, ose 17.91%  më shumë se muaji janar i vitit 2013.

Sigurimi i Detyrueshëm Motorik

Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë muajit janar 2014 arritën rreth 471 milionë lekë, ose rreth 19.60% më shumë se në muajin janar të vitit 2013.

Produkti MTPL e brendshme, në muajin janar 2014, pati një rritje prej 29.25% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua me ulje të numrit të kontratave prej 19.10% krahasuar me muajin janar të vitit 2013.

Produkti Sigurim Kufitar, në muajin janar 2014 pati një rritje prej 20.33% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua me ulje të numrit të kontratave prej 6.66% krahasuar me muajin janar 2013.

Produkti Karton Jeshil, gjatë muajit janar 2014 pati ulje me 13.53% të volumit të primeve të shkruara bruto, krahasuar me muajin janar 2013. Gjithashtu edhe numri i kontratave u ul me 21.71%.

Sigurimi Vullnetar

Primet e sigurimit vullnetar, në muajin janar 2014 arritën rreth 510 milionë lekë, ose 41.73% më shumë se në muajin janar të vitit 2013. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u ul me 1.50% krahasuar me muajin janar të një viti më parë.

Sigurimet vullnetare të Jo-Jetës, gjatë muajit janarit 2014, patën rritje me rreth 60.14%  kundrejt muajit janar 2013.

Në portofolet e pronës, përgjegjësive, garancive të cilat gjatë muajit janarit 2014, siguruan rreth 267 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë zjarri dhe dëmtime të tjera në pronë, me rreth 73.06% të pasuara nga sigurimi i përgjegjësive të përgjithshme civile me rreth 24.81% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës, gjatë muajit janar 2014, vihet re një rritje prej 171.02% e volumit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një ulje me rreth 7.67% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me muajin janar 2013.

Të ardhurat nga sigurimet e aksidenteve dhe shëndetit, gjatë muajit janar 2014, arritën në mbi 70 milionë lekë, duke shënuar rritje prej 42.70% në krahasim me muajin janar 2013.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë muajit janar 2014, arritën mbi 126 milionë lekë, ose rreth 4.91% më shumë se në muajin janar të vitit të kaluar.

Dëmet e Paguara Bruto

Pagesat e dëmeve gjatë muajit janar 2014 u rritën me rreth 17.91% krahasuar me muajin janar të vitit 2013. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 136 milionë lekë, apo 67.59% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

Tabela më poshtë paraqet dëmin mesatar për disa nga produktet e sigurimit motorik.

                                                                                                                                                                       në mijë lekë

Lloji i sigurimit

Janar

Ndryshimi

2013

2014

(në %)

Dëmi mesatar

 

MTPL e brendshme

223

216

-3.07

Karton Jeshil

950

777

-18.15

Kasko

64      

66

  3.30


Për çdo të interesuar, Buletini Statistikor për muajin janar 2014, përmban pasqyra të detajuara të ndarjes së tregut të sigurimeve sipas llojit të sigurimit, sipas produkteve të sigurimit, pjesëmarrjes së shoqërive të sigurimit, etj.

Për të lexuar materialin e plotë të raportit statistikor për muajin janar 2014 (në versionin EXCEL) klikoni këtu.