25 Maj 2016

Zhvillimet e Tregut të Sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-prill 2016

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-prill 2016 kapën vlerën mbi 4,167 milionë lekë, ose 1.53% më shumë se në periudhën janar-prill 2015. Gjatë periudhës janar-prill 2016, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 300,942 me një ulje prej 3.21% krahasuar me periudhën janar-prill 2015. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 93.08% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë përkatësisht sigurimet e Jetës me 6.47% dhe veprimtarinë e risigurimit me 0.45%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zunë 40.46% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zunë 59.54% të totalit të tregut.

Gjatë periudhës janar-prill 2016, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 1,114 milionë lekë, ose 10.05% më shumë se periudhën janar-prill 2015.

Sigurimi i Detyrueshëm Motorik

Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, në periudhën janar-prill 2016 arritën rreth 2,470 milionë lekë, ose 3.61% më shumë se në periudhën janar-prill 2015.

Produkti MTPL e brendshme, në periudhën janar-prill 2016, pati një rritje prej 1.52% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 2.63% krahasuar me periudhën janar-prill 2015.

Produkti Sigurim Kufitar në periudhën janar-prill 2016 pati një ulje prej 3.13% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një ulje e numrit të kontratave prej 0.71% krahasuar me periudhën janar-prill 2015.

Produkti Karton Jeshil, në periudhën janar-prill 2016, pati një rritje me 15.09% të volumit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën janar-prill 2015. Po kështu edhe numri i kontratave u rrit me 19.04%.

Sigurimi Vullnetar

Primet e sigurimit vullnetar, në periudhën janar-prill 2016 arritën mbi 1,678 milionë lekë, ose 2.44% më pak se në periudhën janar-prill 2015. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u ul me 10.98% krahasuar me periudhën janar-prill 2015.

Sigurimet vullnetare të Jo-Jetës në periudhën janar-prill 2016, patën ulje me 0.78% kundrejt periudhës janar-prill 2015.

Në portofolet e pronës, përgjegjësive, garancive, të cilat gjatë periudhës janar-prill 2016 siguruan mbi 754 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë zjarri dhe dëmtime të tjera në pronë me rreth 61.63%, të pasuara nga sigurimi i përgjegjësive të përgjithshme civile me 26.81% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës, gjatë periudhës janar-prill 2016, vihet re një ulje prej 25.24% e volumit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 26.56% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar-prill 2015.

Të ardhurat nga sigurimet e aksidenteve dhe shëndetit, gjatë periudhës janar-prill 2016, arritën në rreth 420 milionë lekë, duke shënuar rritje prej 15.52% në krahasim me periudhën janar-prill 2015.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar-prill 2016, arritën rreth 269 milionë lekë, ose 10.27% më pak se në periudhën janar-prill  2015.

 

Dëmet e Paguara Bruto

Pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar-prill 2016 u rritën me 10.05% krahasuar me periudhën janar-prill 2015. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 774 milionë lekë, apo 69.43% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

Tabela më poshtë paraqet dëmin mesatar për disa nga produktet e sigurimit motorik.

 Në mijë lekë

Lloji i sigurimit

janar-prill

Ndryshimi

 2015

2016

(në %)

                                 Dëmi mesatar

 

MTPL e brendshme

240

220

(8.14)

Karton Jeshil

623

561

(9.95)

Kasko

79

85

 8.69

Për çdo të interesuar, Buletini Statistikor për periudhën janar-prill 2016, përmban pasqyra të detajuara të ndarjes së tregut të sigurimeve sipas llojit të sigurimit, sipas produkteve të sigurimit, pjesëmarrjes së shoqërive të sigurimit, etj.

Për të lexuar materialin e plotë të raportit statistikor për periudhën janar - prill 2016 (në versionin EXCEL) klikoni këtu.