3 Shkurt 2009

Kontroll i rreptë për hartuesit e standardeve të kontabilitetit, BSNK (Ky artikull është marrë nga gazeta "Financial Times", e datës 29 janar 2009, i autores Jennifer Hughes)

(Ky artikull është marrë nga gazeta "Financial Times", e datës 29 janar 2009, i autores Jennifer Hughes)

Rregullatorët kryesorë tashmë do të mbikëqyrin punën e hartuesve të rregullave ndërkombëtare të kontabilitetit, në përpjekje për t'i dhënë grupit më shumë legjitimitet publik.

Hartuesit e standardeve kanë qenë nën presion, si një entitet privat, i cili harton ligje publike.

Rregullat e kontabilitetit të nxjerra nga Bordi Ndërkombëtar i Standardeve të Kontabilitetit po përdoren, ose janë adoptuar, nga më shumë se 100 vende duke përfshirë Bashkimin Evropian, Japoninë, Indinë dhe Kinën.

Mbledhja e G20 në nëntor, bëri thirrje në mënyrë specifike për ndryshimin e strukturës aktuale për të përmirësuar përgjegjshmërinë dhe pavarësinë e hartuesve të rregullave dhe të zhvillojë një marrëdhënie me autoritetet përkatëse.

Duke filluar nga java tjetër, një grup monitorues nga rregullatorët kryesorë do të mbikëqyrin punën e Komitetit të Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit, grupi që emëron dhe mbikëqyr IASB.

Grupi monitorues do të përfshijë Komisionin e Letrave me Vlerë dhe të Këmbimit në Shtetet e Bashkuara, Komisionin Evropian, Agjencinë e Shërbimeve Financiare Japoneze dhe liderë nga Organizata Ndërkombëtare e Komisioneve të Letrave me Vlerë.

"Ne e njohim nevojën për ndryshim në kuadrin në zhvillim global të vendosjes së standardeve"- deklaroi Gerrit Zalm, kryetar i "IASCF trustees". "Rregullimet e reja sigurojnë pavarësinë e IASB."
Struktura, me një grup monitorues për të mbikëqyrur të besuarit, të cilët nga ana e tyre mbikëqyrin hartuesit e standardeve, është e ngjashme me atë të përdorur nga një sërë hartuesish të rregullave kombëtare për kontabilitetin.

Mbledhja e parë e grupit monitorues parashikohet të zhvillohet në prill.
Mungesa e legjitimitetit publik të IASB, shihet gjithashtu si një shtyllë penguese për çdo adoptim nga ana e SHBA, të rregullave të saj të kontabilitetit. Vitin e fundit, Komisionet e Letrave me Vlerë dhe të Këmbimit, publikuan një "hartë" e cila mbulonte se si SHBA do të kalojnë në zbatimin e rregullave ndërkombëtare. Komentet përkatëse bëhen deri më 19 shkurt.

Gjithsesi, Mary Schapiro, kryetarja e re e SEC, e ka bërë të qartë që nuk do të kufizohej nga harta e propozuar, e cila ka parë disa kompani të SHBA të hartojnë raporte sipas rregullave ndërkombëtare vetëm brenda një periudhe kohore prej një viti.

Të enjten, të besuarit e IASCF, deklaruan që ata do të zgjeronin madhësinë e bordit të IASB, nga 14 në16, me qëllim të ndihmojë atë në përmirësimin e përfshirjes gjeografike dhe të reflektojë faktin se standardet e tij tashmë po aplikohen nëpër botë.