30 Korrik 2018

Shpallje e rezultatit të testimit për vlerësues të dëmeve në sigurime

Në zbatim të nenit 12, të Rregullores nr. 85, datë 03.07.2017 “Mbi licencimin dhe ushtrimin e veprimtarisë së vlerësuesit të dëmeve në sigurime”, Komisioni i  Posaçëm për shqyrimin e ankesës për rezultatin e testimit për vlerësuesit e dëmeve në sigurime, i krijuar në bazë të  Urdhërit nr. 181, të Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv nr. 2564. prot, datë 23.07.2018, në vijim të shqyrtimit të ankesës për rezultatin e testimit të datës 28.06.2018,

vlerëson se në bazë të pikëve të mbledhura  Znj. Adea Nika  kalon testin  për vlerësues dëmesh shëndetësore.