24 Gusht 2018

Autoriteti njofton qytetarët ti drejtohen Byrosë Shqiptare të Sigurimit për t’u informuar mbi dosjet e tyre, objekt i Fondit të Kompensimit

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) i ka kërkuar në vazhdimësi Byrosë Shqiptare të Sigurimit (BSHS) shpërndarjen e dosjeve për praktikat e miratuara, të papaguara, të cilat kanë vendim gjyqësor të formës së prerë, objekt i Fondit të Kompensimit.

Autoriteti njofton qytetarët që kanë problematika lidhur me dëme të prapambetura nga Fondi i Kompensimit të komunikojmë me BSHS-së. Stafi i Byrosë do t’i informojë dhe orientojë ata për shoqërinë e sigurimit tek e cila është deleguar praktika për  kryerjen e pagesës së dëmshpërblimit të tyre. Në zbatim të ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, lista e dosjeve nuk publikohet, por qytetarët e interesuar mund ta gjejnë informacionin e detajuar pranë BSHS.

Për çdo problematikë apo për më shumë sqarime në lidhje me këtë proces, çdo qytetar mund të komunikojë me email [email protected], [email protected] ose mund të paraqitet pranë zyrave të AMF-së.   

AMF mbetet e angazhuar për mbrojtjen e konsumatorëve dhe rritjen e besimit të tyre në treg. Sikurse ka vepruar përmes shumë vendimeve të marra gjatë viteve 2017-2018, AMF vazhdon ti kushtojë vëmendje mbrojtjes së  interesave të qytetarëve.

Autoriteti kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që ata të kontaktojnë me AMF për cdo problematikë lidhur me tregjet nën mbikëqyrje.