4 Mars 2019

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 4 mars 2019, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:

  1. Miratimin e shoqërisë audituese “Lireng Auditing” sh.p.k. për auditimin e pasqyrave financiare të Byrosë Shqiptare të Sigurimit për vitin financiar që mbyllet në 31.12.2018;
  2. Refuzimin e miratimit paraprak të licencës së shoqërisë së sigurimit;
  3. Miratimin dhe rinovimin e licencës së vlerësuesve të dëmeve në sigurime;
  4. Marrjen e masës administrative ndaj agjentëve në sigurime;
  5. Miratimin e prospektit të emetuesit, shoqëria “IuteCredit Albania” sh.a., për ofertën private të emetimit të obligacioneve afatgjatë me normë interesi fikse;
  6. Miratimin e ndryshimit të statutit si rezultat i ndryshimit të strukturës aksionare të “Credins Invest” sh.a.-shoqëri administruese e fondit të pensionit dhe sipërmarrjeve të investimeve kolektive” sh.a.;
  7. Miratimin e ndryshimit të strukturës aksionare të “WVP Fund Management Tirana” sh.a., shoqëri administruese e sipërmarrjeve të investimeve kolektive;
  8. Miratimin e një shtesë në Rregulloren nr. 17, datë 28.04.2015 “Për funksionimin dhe mbajtjen e procesverbalit të mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare”, e ndryshuar;
  9. Marrjen e masës administrative ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të shoqërisë së sigurimit;
  10. Miratimin e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, për vitin 2018;
  11. Miratimin e aktit të themelimit dhe projektstatutit të shoqërisë “Agora Securities” sh.a.;
  12. Refuzimin e kërkesës për miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime.