27 Mars 2019

Zhvillimet e Tregut të Sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar - shkurt

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar - shkurt  kapën vlerën mbi 2,369 milionë lekë, ose 1.37% më shumë se në periudhën janar - shkurt 2018. Gjatë periudhës janar - shkurt 2019, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 177,450 me një rritje prej 5.59% krahasuar me periudhën janar - shkurt 2018. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 93.08 % të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë përkatësisht sigurimet e Jetës me 6.76% dhe veprimtarinë e risigurimit me 0.16%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 35.82% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 64.18% të totalit të tregut.

Gjatë periudhës janar - shkurt 2019, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 0.83 milionë lekë, ose 6.78% më pak se në periudhën janar - shkurt 2018.


Struktura e tregut të sigurimeve, viti 2019



Sigurimi i Detyrueshëm Motorik

Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar - shkurt 2019 arritën rreth 1.52 milionë lekë, ose 5.56% më shumë se në periudhën janar - shkurt 2018.

Produkti MTPL e brendshme, në periudhën janar - shkurt , pati një rritje prej 5.12% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 5.46% krahasuar me periudhën janar - shkurt 2018.

Produkti Karton Jeshil në periudhën janar - shkurt  pati një rritje prej 11.39% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje e numrit të kontratave prej 52.03% krahasuar me periudhën janar - shkurt 2018.

Produkti Sigurim Kufitar, në periudhën janar - shkurt , pati një ulje 18.10% të volumit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën janar - shkurt 2018. Ndersa numri i kontratave u ulje me 17.04%.

Sigurimi Vullnetar

Primet e sigurimit vullnetar, gjatë periudhës janar - shkurt 2019 arritën rreth 0.85 milionë lekë, 5.35% më pak se në periudhën janar - shkurt 2018. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u ul me 1.33% krahasuar me periudhën janar - shkurt 2018.

Sigurimet vullnetare të Jo-Jetës gjatë periudhës janar - shkurt 2019, patën ulje me 6.76% kundrejt periudhës janar - shkurt 2018.

Në portofolet e pronës, përgjegjësive, garancive të cilat gjatë periudhës janar - shkurt 2019 siguruan mbi 0.35 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë zjarri dhe dëmtime të tjera në pronë me rreth 74.72%, të pasuara nga sigurimi i garancisë me 13.30% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës, gjatë periudhës janar - shkurt 2019, vihet re një ulje prej 2.41% e volumit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 5.27% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar - shkurt 2018.

Të ardhurat nga sigurimet e aksidenteve dhe shëndetit, gjatë periudhës janar - shkurt 2019, arritën në rreth 0.18 milionë lekë, duke shënuar ulje prej 18.38% në krahasim me periudhën janar - shkurt 2018.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar - shkurt 2019, arritën rreth 0.16 milionë lekë, ose 1.43% më shumë se në periudhën janar - shkurt 2018.

*[1]Dëmet e Paguara Bruto

Pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar - shkurt 2019 u ulën me 6.78% krahasuar me periudhën janar - shkurt 2018. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 0.53 milionë lekë, apo 63.30 % të totalit të dëmeve të paguara bruto.

Tabela më poshtë paraqet dëmin mesatar për disa nga produktet e sigurimit motorik.
 

Type of Insurance Vlerat (në 000 lekë) Ndryshimi
(në %)
Janar- Shkurt 2018 2019 18/`17-1
 Dëmi mesatar
MTPL e brendshme  191  212 11.47
Karton Jeshil  843  430 (49.03)
Kasko  115  87 (24.49)

Për çdo të interesuar, Buletini Statistikor për periudhën janar - shkurt , përmban pasqyra të detajuara të ndarjes së tregut të sigurimeve sipas llojit të sigurimit, sipas produkteve të sigurimit, pjesëmarrjes së shoqërive të sigurimit, etj.


 
 
[1]Tek dëmet e paguara janë perfshirë dhe Demet nga Fondi i kompesimit raportuar nga Byroja Shqiptare e Sigurimit