29 Mars 2019

AMF rrit transparencën, publikim i ri për tregun e sigurimeve

Në funksion të transparencës, informimit të publikut dhe rritjes së besimit në tregjet nën mbikëqyrje, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare sjell një publikim të ri tremujor.

“Raporti statistikor - financiar për tregun e sigurimeve” sjell informacione statistikore e financiare për tregun e sigurimeve, me qëllim mbrojtjen e interesave të pjesëmarrësve nëpërmjet garantimit të transparencës së plotë.

Duke i shërbyer qëllimit të mbikëqyrjes dhe kërkesave gjithnjë e në rritje të tregut për informacion të specializuar, Autoriteti hartoi këtë publikim të ri me informacion të plotë dhe të strukturuar.

Botimi është i ndarë në tre pjesë dhe në to përfshihet informacioni i përgjithshëm për shoqëritë e sigurimit, informacioni financiar dhe raportet e agreguara të efikasitetit.   

Raporti statistikor - financiar për tregun e sigurimeve është produkt i Drejtorisë së Statistikës.

Publikimin e ri mund ta lexoni si më poshtë: