27 Mars 2019

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 27 mars 2019, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:

  1. Miratimin e disa shtesave dhe ndryshimeve në Manualin e Mbikëqyrjes për Parandalimin e Pastrimit të Parave”;
  2. Miratimin e rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e testimit të njohurive të kandidatëve që aplikojnë për licencë/rinovim licence në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare”;
  3. Miratimin e disa shtesave e ndryshimeve në Rregulloren nr.85, datë 03.07.2017 “Mbi licencimin dhe ushtrimin e veprimtarisë së vlerësuesit të dëmeve në sigurime”;
  4. Miratimin e disa shtesave e ndryshimeve në Rregulloren nr.57, datë 28.04.2016 “Mbi trajnimet e vazhdueshme profesionale dhe rinovimin e licencës së aktuarit të autorizuar”;
  5. Miratimin e mjaftueshmërisë së provigjoneve teknike të shoqërive të sigurimit;
  6. Miratimin e primit të rrezikut për sigurimin e detyrueshëm motorik;
  7. Miratimin e udhëzimit “Mbi zbatimin e sistemit Bonus-Malus në sigurimin MTPL e brendshme”;
  8.  Miratimin e rregullores “Mbi rregulloren për agjentin në tregun e titujve”;
  9. Marrjen e masave ndaj shoqërive të brokerimit në sigurime;
  10. Miratimin e prospektit të shoqërisë “Banka e Parë e Investimeve, Albania” sh.a., për ofertën private të emetimit të obligacioneve afatgjatë (borxh i varur) me normë interesi fikse për shumën 2,000,000 Euro;
  11. Miratimin e disa agjentëve në sigurime;
  12. Revokim licence agjentit në sigurime;
  13. Licencimi e brokeri në tituj;
  14. Revokim licence broker ne tituj.