3 Prill 2019

Kuvendi i Shqipërisë voton anëtarin e ri të Bordit të AMF-së

Kuvendi i Shqipërisë votoi sot, në seancë plenare, projektvendimin “Për emërimin e një anëtari të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare”. Anëtari i ri i Bordit të AMF-së u emërua Z. Deniz Deralla, propozim i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. 

Z. Deralla është drejtues i Departamentit të Mbikëqyrjes në Bankën e Shqipërisë. Një ditë më parë ai zhvilloi një seancë dëgjimore në Komisionin për Ekonominë dhe Financat.