9 Korrik 2009

Deklaratë e Bordit të Monitorimit për krijimin e Komitetit të Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit lidhur me zgjerimin e dialogut teknik mbi çështjet e raportimit të institucioneve financiare

7 korrik 2009, në Amsterdam, Hollandë, Bordi i Monitorimit zhvilloi një takim në të cilin shprehu mbështetjen e vazhdueshme, lidhur me përpjekjet në vijimësi të Bordit të Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit (BSNK) për të ndërmarrë një rishikim të hollësishëm të Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (IFRS) të lidhura me instrumentet financiarë. Ky Bord, mbështet gjithashtu skedulin ambicioz të afateve, për të dhënë rezultate deri në fund të këtij viti.

Veprimet e BSNK-së vijnë si përgjigje ndaj propozimeve të Krerëve të G - 20 në Deklaratën e tyre të prillit 2009 “hartuesit e standardeve të kontabilitetit duhet të punojnë në mënyrë urgjente me mbikëqyrësit dhe rregullatorët, për të përmirësuar standardet mbi vlerësimin e parashikimin dhe të arrihet në hartimin e një pakete të vetme standardesh globale të kontabilitetit me cilësi të lartë” dhe të “reduktojë kompleksitetin e standardeve të kontabilitetit për instrumentet financiare”.

Në lidhje me takimin e tij përurues në 26 - 27 qershor 2009, Bordi i Stabilitetit Financiar (FSB) “inkurajoi BSNK për gjetjen e mënyrave për të zgjeruar më tej dialogun e tij teknik me autoritetet përkatëse, rregullatorët e tregjeve dhe aktorë të tjerë të lidhur me çështjet e raportimit të institucioneve financiare”. Bordi i Monitorimit beson se informacioni që rrjedh nga një zgjerim i dialogut me palët e angazhuara, të cilat dhe ndikohen nga çështjet e raportimit të institucioneve financiare, mund të kontribuojnë pozitivisht në zhvillimin SNFK - ve të përmirësuara në këto fusha.

BSNK , aktualisht i angazhuar me pjesëmarrësit e tregut nëpërmjet grupeve të ndryshme këshilluese, task forcave dhe institucioneve të tjera formale dhe jo formale, dialogon me një organizëm përfaqësues të pjesëmarrësve të tregut si dhe inkurajon, që këto forma të angazhimit konstruktiv, të vazhdojnë dhe në të ardhmen. BSNK, duhet të këshillohet me Bordin e Monitorimit, lidhur me përbërjen e përgjithshme të gupeve të ndryshme. Një sistem i fortë për këtë proces, është një element thelbësor plotësues për pavarësinë e procesit të përcaktimit të standardeve të kontabilitetit.
IASC - Komiteti i Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit
BSNK - Bordi i Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit

Material i nxjerrë nga Organizata Ndërkombëtare e Komisioneve të Letrave me Vlerë (IOSCO), korrik 2009.
 

Për të lexuar materialin e plotë në gjuhën Angleze nga website-i i IOSCO, klikoni këtu