28 Gusht 2009

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 28 gusht 2009, Bordi i AMF-së, mori në shqyrtim analizën vjetore të gjendjes financiare të instituteve private të pensioneve suplementare mbi bazën e pasqyrave financiare të 31.12.2008 dhe 31.3.2009.  Pasi u njoh me problemet e dala nga analiza, në përfundim të diskutimeve, mori vendimet përkatëse.

Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare miratoi Rregulloren "Për primet e sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit", Rregulloren "Për përmbajtjen e pasqyrave financiare dhe të veprimtarisë tregtare të shoqërive të brokerimit në Letrat me Vlerë", si dhe vendime të tjera:

  • Miratimi i eksperteve kontabël të autorizuar për auditimin e pasqyrave financiare të shoqërisë së sigurimit "Albsig"sh.a.
  • Miratimi mbi ndryshimin e statutit të shoqërisë së sigurimit të jetës "Sicred" sh.a, si rezultat i zmadhimit të kapitalit.
  • Miratimi i anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë "Sigma" sh.a.
  • Miratimi i licencimit të brokerave në letra me vlerë të Qeverisë, në emër dhe për llogari të shoqërisë "Intesa Sanpaolo Bank" sh.a, dhe
  • Miratimi i formularit standard për gjithë shoqëritë e sigurimit "Vërtetimi Miqësor i Ngjarjes"