19 Prill 2019

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e mërkurë, datë 24.04.2019, ora 10:00,  do të zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:

  1. Miratimi i rendit të ditës;
  1. Miratimi i Raportit Vjetor të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare;
  1. Projekt “Për miratimin e Pasqyrave Financiare të AMF të Vitit 2018 dhe letrën për drejtim të auditit të jashtëm”;
  1. Mbi planin e veprimit për zbatimin e rekomandimeve të Vendimit nr. 228, datë 20.12.2018 “Për evadimin e materialeve të auditimit të përformancës “Performanca e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare””;
  1. Projekt “Mbi miratimin e riemërimit të Anëtarëve të Këshillit të Administrimit të shoqërisë “Raiffeisen Invest - Shoqëri Administruese e Fondeve të Pensionit dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive” sh.a.;
  1. Projekt “Mbi miratimin e prospektit të shoqërisë “Fondi Besa” sh.a., për ofertën private të emetimit të obligacioneve afatgjatë me normë interesi fikse për shumën 100,000,000 lekë”;
  1. Projekt “Për një ndryshim në Rregullores nr. 120, datë 02.10.2008 “Për licencimin dhe mbikëqyrjen e Bursës së Titujve”;
  1. Të tjera.