30 Prill 2019

Zhvillimet e Tregut me Pakicë të Letrave me Vlerë të Qeverisë për periudhën janar-mars 2019


Volumi i tregut sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë për periudhën janar-mars 2019 u dominua në masën 66.85% në instrumente afatgjatë (obligacione) dhe pjesa tjetër prej 33.15% nga transaksionet në instrumente afatshkurtër (bono thesari). Përsa i përket numrit të transaksioneve, 85.14% e të gjitha transaksioneve të tregut sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë, i takojnë transaksioneve të kryera në bono thesari.

Të dhënat statistikore të tregut me pakicë të letrave me vlerë të Qeverisë për periudhën janar-mars 2019 flasin për një dominim të transaksioneve “Shlyerje e vlerës nominale në maturim” dhe “Blerje në tregun primar” përkatësisht me 43.14% dhe 35.12% kundrejt volumit të përgjithshëm.

Pjesëmarrja në tregun sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë, për këtë periudhë dominohet nga investitorët individualë, të cilët kryejnë 97.00% të të gjitha transaksioneve në këtë treg.
                                   


Grafik: Letra me vlerë të Qeverisë për periudhën janar-mars 2019       



*

  1. Blerje në tregun primar
  2. Shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar
  3. Blerje para afatit të maturimit
  4. Vendosje e bonos si kolateral
  5. Shlyerje e vlerës nominale në maturim



Dy grupet e transaksioneve B dhe C

Transaksioni i llojit B Shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar” gjatë periudhës janar-mars 2019, ka pasur një rritje prej 1,685 milionë lekë ose 120.99% krahasuar me periudhën janar-mars 2018. Ndërkohë numri i transaksioneve është ulur në masën 24.53%.

Transaksioni i llojit C Blerje para afatit të maturimit” gjatë periudhës janar-mars 2019, ka pasur rritje prej 137 milionë lekë ose 28.10% dhe gjithashtu, një rritje në numrin e transaksioneve në masën 37.36%, krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë.

Vihet re një rritje në vlerë absolute e totalit të transaksioneve të llojit B dhe C të marra së bashku me rreth 1,822 milionë lekë, krahasuar me periudhën janar-mars 2018.

Tregu me Pakicë i Letrave me Vlerë të Qeverisë


 
Lloji i Transaksionit Vlera nominale Ndryshimi
(në mln lekë) (në %)
janar-mars 2018 2019 `19/`18-1

B
Shitje nga portofoli i ndërmjetësit  financiar  1,392.79 3,077.97 120.99
  Individë 1,372.79 941.47 (31.42)
  Persona juridike 20.00 2,136.50 10,582.50

C
Blerje para afatit të maturimit 488.28 625.49 28.10
   Individë 486.28 625.49 28.63
  Persona juridikë 2.00         -          (100.00)
           





Për të lexuar materialin e plotë të raportit statistikor për periudhën janar-mars 2019 (në versionin EXCEL) klikoni këtu.