29 Maj 2019

Zhvillimet e Tregut të Sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar - prill

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar - prill kapën vlerën mbi 5,300 milionë lekë, ose 8.30% më shumë se në periudhën janar - prill  2018. Gjatë periudhës janar – prill 2019, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 376,717 me një rritje 5.63% krahasuar me periudhën janar - prill  2018. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 92.17 % të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë përkatësisht sigurimet e Jetës me 7.09% dhe veprimtarinë e risigurimit me 0.73%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 40.78% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 59.22% të totalit të tregut.

Gjatë periudhës janar - prill  2019, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 1,940 milionë lekë, ose 6.68% më shumë se në periudhën janar - prill  2018.


Sigurimi i Detyrueshëm Motorik

Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar - prill 2019 arritën rreth 3,139 milionë lekë, ose 5.49% më shumë se në periudhën janar - prill 2018.

Produkti MTPL e brendshme, në periudhën janar - prill , pati një rritje prej 4.53% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 4.82% krahasuar me periudhën janar - prill  2018.

Produkti Karton Jeshil në periudhën janar - prill  pati një rritje prej 13.00% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje e numrit të kontratave prej 54.84% krahasuar me periudhën janar - prill  2018.

Produkti Sigurim Kufitar, në periudhën janar - prill , pati një ulje 12.03% të volumit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën janar - prill  2018. Ndersa numri i kontratave u ulje me 9.19%.

Sigurimi Vullnetar

Primet e sigurimit vullnetar, gjatë periudhës janar - prill  2019 arritën rreth 2,161 milionë lekë, 12.67% më shumë se në periudhën janar - prill  2018. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u ul me 2.03% krahasuar me periudhën janar - prill  2018.

Sigurimet vullnetare të Jo-Jetës gjatë periudhës janar - prill  2019, patën rritje me 9.80% kundrejt periudhës janar - prill  2018.

Në portofolet e pronës, përgjegjësive, garancive të cilat gjatë periudhës janar - prill  2019 siguruan mbi 765 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë zjarri dhe dëmtime të tjera në pronë me rreth 74.97%, të pasuara nga sigurimi i garancisë me 11.04% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës, gjatë periudhës janar - prill  2019, vihet re një ulje prej 32.08% e volumit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 5.19% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar - prill  2018.

Të ardhurat nga sigurimet e aksidenteve dhe shëndetit, gjatë periudhës janar - prill  2019, arritën në rreth 492 milionë lekë, duke shënuar rritje prej 17.23% në krahasim me periudhën janar - prill  2018.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar - prill  2019, arritën rreth 376 milionë lekë, ose 16.37% më shumë se në periudhën janar - prill  2018.

*[1]Dëmet e Paguara Bruto

Pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar - prill  2019 u rriten me 6.68% krahasuar me periudhën janar - prill  2018. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 1,047 milionë lekë, apo 53.97 % të totalit të dëmeve të paguara bruto.

Tabela më poshtë paraqet dëmin mesatar për disa nga produktet e sigurimit motorik.
 

Type of Insurance Vlerat (në 000 lekë) Ndryshimi
(në %)
Janar- Prill 2018 2019 18/`17-1
 Dëmi mesatar
MTPL e brendshme  221  206 (6.77)
Karton Jeshil  638  525 (17.81)
Kasko  120  95 (20.80)

Për çdo të interesuar, Buletini Statistikor për periudhën janar - prill  , përmban pasqyra të detajuara të ndarjes së tregut të sigurimeve sipas llojit të sigurimit, sipas produkteve të sigurimit, pjesëmarrjes së shoqërive të sigurimit, etj.






 
 
[1]Tek dëmet e paguara janë perfshirë dhe Demet nga Fondi i kompesimit raportuar nga Byroja Shqiptare e Sigurimit