6 Qershor 2019

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 31 maj dhe 6 qershor 2019, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:

  1. Miratimin e ndryshimeve në prospektin e fondit të pensionit vullnetar “Raiffeisen” për vitin 2019;
  2. Miratimin e disa ndryshimeve në prospektin e fondit të pensionit vullnetar “Credins Pension” për vitin 2019;
  3. Miratimin e ndryshimeve në prospektin e fondit të pensionit vullnetar “Sigal-Life Uniqa Group Austria” për vitin 2019;
  4. Miratimin e projektstatutit të shoqërisë “International Trade Securities” sh.a.;
  5. Miratimin e prospektit të shoqërisë “Fondi Besa” sh.a., për ofertën private të emetimit të obligacioneve afatgjatë me normë interesi fikse për shumën 100,000,000 lekë;
  6. Miratimin e ndryshimit të emrit të bankës “OTP Albania” në formatet e licencave të lëshuara nga AMF;
  7. Miratimin e ndryshimeve në Rregulloren nr. 23 “Për regjistrin elektronik online të shitjeve të kontratave të sigurimit të detyrueshëm motorik”;
  8. Miratimin e disa ndryshimeve në Rregulloren nr. 53, datë 25.06.2009 “Për trajtimin e dëmeve që mbulohen nga kontrata e sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit”, e ndryshuar;
  9. Miratimin e buxhetit të Byrosë Shqiptare të Sigurimit, për vitin 2019;
  10. Miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime;
  11. Refuzimin e licencimit të shoqërisë së sigurimit për ushtrimin e veprimtarisë së sigurimit në klasat e Jo-Jetës;
  12. Miratimin e disa ndryshimeve në Rregulloren nr. 19, datë 28.04.2015 “Për aktivet në mbulim të provigjoneve teknike dhe llojet e investimeve të lejuara të këtyre aktiveve”, si edhe formatet e reja në aneksin e Rregullores nr. 34, datë 28.05.2015 “Për raportimin e detyruar dhe periodik të shoqërive të sigurimit dhe risigurimit”;
  13. Marrjen e masave korrigjuese ndaj vlerësuesit të dëmeve në sigurime;
  14. Marrjen e  masave korrigjuese ndaj Byrosë Shqiptare të Sigurimit;
  15. Miratimin e rregullores “Mbi administrimin e Fondit të Kompensimit”;
  16. Miratimin e tarifave, komisioneve dhe penaliteteve të “Regjistrit Shqiptar të Titujve (ALREG)”;
  17. Licencimin për ushtrimin e veprimtarisë së brokerimit në sigurime;
  18. Miratimin e zgjerimit të licencës së depozitarit të shoqërisë “Tirana Bank” sh.a. për të vepruar edhe si depozitar i fondeve të sipërmarrjeve të investimeve kolektive;
  19. Licencimin e shoqërisë “Banka Credins” sh.a. për ushtrimin e veprimtarisë së depozitarit të fondeve të pensioneve vullnetare dhe fondeve të sipërmarrjeve të investimeve kolektive.