22 Korrik 2019

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e mërkurë, datë 24.07.2019, ora 10:00, zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:
 

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
  2. Miratimi i rendit të ditës;
  3. Informacion mbi gjendjen financiare të tregut të sigurimeve bazuar në pasqyrat financiare të 31.12.2018 dhe 31.03.2019;
  4. Informacion mbi provigjonet teknike dhe matematike të shoqërive të sigurimit siç paraqiten në raportimet për 3-mujorin e parë të vitit 2019;
  5. Projekt “Mbi miratimin e Raportit të Mbikëqyrjes për vitin 2018”;
  6. Projekt “Mbi rinovimin e licencës së Aktuarit të autorizuar në sigurime”;
  7. Projekt “Mbi miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së brokerimit në sigurime”;
  8. Projekt “Mbi miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime”;
  9. Projekt “Mbi miratimin e ndryshimit të statutit dhe emërimit të anëtarit të Këshillit të Administrimit të shoqërisë “SunTrust Broker” sh.a.;
  10. Projekt “Për miratimin e rregullores “Për administrimin e aktiveve në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare”;
  11. Projekt “Mbi miratimin e riemërimit të Administratorit të shoqërisë “Regjistri Shqiptar i Titujve ALREG” sh.a.;
  12. Projekt “Për miratimin e riemërimit të Administratorit, Kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit Administrativ të shoqërisë administruese të fondit të pensioneve “Sigal Life Uniqa Group Austria” sh.a.;
  13. Të tjera.