9 Gusht 2019

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e mërkurë, datë 14.08.2019, ora 10:00, zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:
 

  1. Miratimi i rendit të ditës;
  2. Projekt “Për njohjen dhe regjistrimin si Agjent i Shoqërisë së Brokerimit në Tituj”.
  3. Mbi rinovimin e licencës së “Vlerësuesve të dëmeve në sigurime”;
  4. Për shtesa në Rregulloren nr.85, datë 03.07.2017 “Mbi licencimin dhe ushtrimin e veprimtarisë së vlerësuesve të dëmeve në sigurime”;
  5. Miratimi paraprak i kërkesës së shoqërisë “Albsig Jetë” sh.a. për të ushtruar veprimtari sigurimi në klasat e jetës në territorin e Republikës së Shqipërisë;
  6. Miratimi i ndryshimit të statutit të shoqërisë së brokerimit në sigurime “IFIS Broker” sh.a.;
  7. Projekt “Mbi miratimin e ndryshimit të statutit të shoqërisë së brokerimit në sigurime “ASSIBROKER” sh.a;
  8. Informacion mbi inspektimin e kryer për Parandalimin e pastrimit të parave dhe luftën kundër financimit të terrorizmit.
  9. Të tjera.