9 Shtator 2019

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e premte, datë 13.09.2019, ora 10:00 do të zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:
 

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
  2. Miratimi i rendit të ditës;
  3. Projekt “Mbi miratimin e shoqërisë “Albsig Jetë” sh.a. për të ushtruar veprimtari sigurimi në klasat e Jetës në territorin e Republikës së Shqipërisë”;
  4. Informacion mbi gjendjen financiare të tregjeve të pensioneve private vullnetare dhe SIK mbi bazën e pasqyrave financiare të 30.06.2019;
  5. Projekt “Mbi miratimin e shoqërive audituese për auditimin e pasqyrave financiare të SHAFP e SIK, fondit të pensionit dhe fondit të investimit për vitin financiar që mbyllet   më 31.12.2019”;
  6. Projekt “Mbi miratimin e statutit të ndryshuar të shoqërisë “Bursa Shqiptare e Titujve ALSE” sh.a.”;
  7. Projekt “Mbi miratimin e prospektit të shoqërisë “Banka Credins” sh.a., për ofertën private të emetimit të obligacioneve të konvertueshme në aksione”;
  8. Projekt “Për rinovimin e licencës së vlerësuesve të dëmeve në sigurime”;
  9. Projekt “Mbi miratimin e shoqërisë audituese “Mazars” sh.p.k. për auditimin e pasqyrave financiare të shoqërisë së sigurimit “Albsig” sh.a. për vitin financiar që mbyllet më 31.12.2019”;
  10. Të tjera.