23 Shtator 2019

Njoftim

Nisur nga situata e ditëve të fundit, shkaktuar nga tërmeti i datës 21 shtator 2019, çdo qytetar mund të marrë asistencë pranë AMF për t’u informuar për përfitimet nga kontratat e sigurimit të pronës dhe banesave nga katastrofat natyrore si tërmetet, zjarri, përmbytjet.

Për të gjithë ata që disponojnë një kontratë të tillë dhe kanë nevojë për informacione në lidhje me përfitimet nga kontrata, të drejtohen pranë shoqërive të sigurimit ku janë siguruar.

AMF për çdo asistencë, problematikë apo ankesë vendos në dispozicion linjat e komunikimit si më poshtë:

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare
Adresa: Rruga "Dora D'istria" Nr. 10, P.O. Box 8363, Tiranë, Albania
Numri i gjelbër:  0 800 69 69
Telefon: + 355 - (0) - 4 - 2257560
Email:   [email protected]
Regjistri online i ankesave: https://crm.amf.gov.al/

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, informon të gjithë qytetarët se çdo shoqëri sigurimi ofron produkte për sigurimin vullnetar të pronës dhe banesave, si një mundësi e mirë për tu mbrojtur nga katastrofat natyrore.