4 Tetor 2019

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, publikon Gjeografinë e Sigurimeve 2018

Gjeografia e Sigurimeve 2018, pasqyron në mënyrë të detajuar shpërndarjen e primeve të shkruara bruto, dëmeve të paguara si edhe primit për frymë, sipas prefekturave.

Duke analizuar shpërndarjen gjeografike të primit të shkruar bruto, vërehet një përqendrim i tregut të sigurimeve në prefekturat e mëdha, si Tirana me 61.26% të totalit të primeve të shkruara bruto gjatë vitit 2018, Durrësi me 7.73%, Fieri 5.08%, Shkodra 4.84%, Vlora 4.20%, Korça 4.10%. Kjo tendencë përqendrimi ka vijuar e tillë për një periudhë 10-vjeçare.

Shpërndarja e primeve të shkruara bruto sipas prefekturave, 2018 (Në%)




Një tregues tjetër i rëndësishëm i tregut të sigurimeve është dendësia e sigurimeve. Për vitin 2018 ky tregues është rreth 5,893 lekë për frymë, me një rritje rreth 280 lekë krahasuar me një vit më parë.
Përsa i përket primit për frymë sipas prefekturave, prefektura Tiranë me 11,544 lekë për frymë zë vendin e parë, e pasuar nga prefektura Gjirokastër me 5,750 lekë për frymë dhe më tej Durrësi me 4,493 lekë për frymë, Shkodra me 4,023 lekë për frymë dhe Vlora me 3,738 lekë për frymë.

Ky publikim përfshin gjithashtu edhe informacion të hollësishëm për dëmet e paguara gjatë vitit 2018 sipas prefekturave, duke krijuar edhe mundësinë e krahasimit të këtyre treguesve me ato të një viti më parë. Përsëri pjesën më të madhe të dëmeve të paguara e ka prefektura e Tiranës me 75.54%, e pasuar nga prefektura Durrës me 5.45%.






Për të lexuar tekstin e plotë të publikimit të Gjeografisë së Sigurimeve 2018 (në versionin EXCEL) klikoni këtu